Ndërsa mediat e kontrolluara nga shteti bombardojnë audiencën me dezinformata rreth luftës së Vladimir Putin kundër Ukrainës, Kremlini po intensifikon goditjen e tij ndaj mediave të pavarura për të parandaluar që e vërteta të arrijë tek publiku rus.
Kufizimet e reja nga Kremlini kanë detyruar shumicën, nëse jo të gjitha mediat e pavarura në Rusi – si vendase ashtu edhe të huaja – të mbyllin ose pezullojnë veprimtarinë e tyre.
Mediave në Rusi u kërkohet ta përshkruajnë luftën e Putinit kundër Ukrainës si një “operacion special ushtarak”.
Putin më 4 mars nënshkroi një ligj të ri drakonian që parashikon një dënim me burg deri në 15 vjet për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Çdo shtetas që ndihmon një vend të huaj, organizatë të huaj ose organizatë ndërkombëtare gjatë “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë mund të burgoset.
Lajmet e pavarura në shënjestër
Ekho Moskvy, një nga mediat e fundit të mbetura të pavarura në Rusi,u mbyll më 3 mars pasi Roskomnadzor, agjencia qeveritare e monitorimit të medias, akuzoi stacionin për “ekstremizëm” dhe “përhapje informacioni të rremë”. Agjencia bllokoi faqen e internetit të Ekho Moskvy, ndërpreu transmetimin e radios dhe e zëvendësoi stacionin me radio Sputnik të kontrolluar nga shteti.
Në protestë ndaj ligjit të ri, stafi i Dozhdit, i njohur në anglisht si TV Rain, u largua nga grupi nën tingujt e Liqenit të Mjellmave të Çajkovskit, e njëjta muzikë që luhej në të gjitha kanalet e Bashkimit Sovjetik duke sinjalizuar vdekjen e liderëve sovjetikë dhe Rënien e Unionit Sovjetik në vitin 1991.
Autoritetet bllokuan faqen e internetit të Dozhd dhe transmetimin e saj, si përgjigje ndaj mbulimit të gjerë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke detyruar një pezullim të operacioneve të saj.
https://twitter.com/UkraineNewsUK/status/1499544137770708999
Roskomnadzor bllokoi gjithashtu faqet e internetit të BBC, Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle të Gjermanisë, nga të cilat të gjitha ofrojnë mbulim lajmesh në gjuhën ruse.
Të gjitha faqet e Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty në gjuhën ruse – duke përfshirë ato në rajonet e Kaukazit, Siberisë dhe Tatarit – u bllokuan gjithashtu në Rusi. Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty u detyrua të pezullojë veprimtarinë e saj brenda Rusisë për shkak të shqetësimeve të sigurisë për stafin e saj lokal.
Media të tjera të pavarura amerikane që u ndalohet veprimtaria në Rusi për shkak të ligjit të ri përfshijnë:
New York Times, CNN, Washington Post, Bloomberg, ABC News,Discovery
Autoritetet ruse gjithashtu janë përpjekur të pengojnë ose bllokojnë plotësisht aksesin në Facebook dhe Twitter, të cilat miliona rusë i përdorin për të shkëmbyer informacione dhe për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe botën e jashtme.
“Autoritetet ruse kanë lëvizur shpejt për të vendosur censurë dhe kontroll total mbi rrjedhën e lirë të informacionit që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt”, tha Gulnoza Said, koordinatore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Nuk është hera e parë që Kremlini dhe zëdhënësit e tij mediatik përdorin gjuhë mashtruese për të përshkruar pushtimet e tij në vende të tjera. Pushtimet e Polonisë (1939), Afganistanit (1979) dhe Gjeorgjisë (2008) u quajtën “fushatë çlirimtare”, “operacione speciale ushtarake” ose “ndihmë ndërkombëtare”.
“Putini po i ushqen rusët një dietë të qëndrueshme gënjeshtrash për shtrirjen dhe kostot e luftës në Ukrainë”, tha Jamie Fly, president i Radios Evropa e Lirë, më 4 mars./ShareAmerica/

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike