Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Octopus”: E vërteta e grafiteve në kishën serbe në Nakëll të Pejës

The Geopost May 15, 2024 8 min read
Share the news

Në vitin 2020 ka filluar të ndërtohet e ashtuquajtura Kisha e Trinitetit në Nakëll të Pejës, një kishë e vogël ku përreth ka disa varreza të vjetra e cila ka dalje në rrugën kryesore të fshatit.

Prona ku është e vendosur kisha nuk është e rrethuar me ndonjë mbrojtje të pakalueshme dhe mund të ketë qasje kushdo që dëshiron.
Objekti nuk ka ndonjë identifikim të lehtë që është objekt fetar (nuk ka ndonjë kryq ortodoks) dhe deri vonë është përdorur si vendstrehim i narkomanëve, kalimtarëve të rastit dhe njerëzve pa strehë.

Në eskalim të situatës nëpërmjet luftës hibride, serbia është angazhuar që në këtë objekt fetar të shkruaj disa grafitë duke i fajësuar shqiptarët për këto veprime.

Instituti OCTOPUS ka analizuar me kujdes mbishkrimet në muret e brendshme të kishës dhe në detaje ka analizuar edhe gjendjen përreth dhe situatën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtyre analizave kemi rezultatet si më poshtë:

Sipas fotos me numër 2, në analizën e fjalës “Allahu Akbar” vërjemë gabime të theksuara drejtshkrimore të cilat dëshmojni se përsoni që e ka shkruar këtë grafit është njohës i dobët i gjuhës shqipe, gjegjësisht për dorëshkrim kryesor ka gjuhën serbe me shkronja cirilicë dhe po ashtu nuk ka njohuri mbi religjionin islam.

Fjala “AKbaR”, muslimanët nuk e shkruajnë me shkronjë të madhe, dhe po ashtu shkronja e fundit është prapë e madhe që ngjason me mësimin psikologjik të shënimit të shkronjave ne formë të shkronjave cirilicë. Për shkak të mos krahasimit me Allahun, myslimanët nuk shkruajnë Akbar po ashtu me shkronjë të madhe dhe këto dy fjalë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Fjalia më lartë në foton e njëjtë ka edhe më shumë probleme ku aty realisht shkruan “Islani është feju(y) e votme e Vertet”. Pra nuk është shkruar “Islami” por “Islani”, pastaj autori duke mos e njohur gjuhën shqipe nuk ka ditur ta shkruaj fjalën “feja” e ka shkruar “feju(y)” pra duke mos njohur fjalën e saktë nuk ka ditur ta shënoj në fund shkronjën “a”. Autori po ashtu duke mos e njohur gjuhën shqipe nuk ka ditur ta shkruaj fjalën “vetme” e ka shkruar e “votme” dhe në fund autori po ashtu fjalën “vërtetë” e ka shkruar “Vertet” ku e ka filluar me shkronjë të madhe dhe i njëjti që ka vënë shkronjën “ë” tek fjala “është” nuk ka ditur të njëjtën ta vendosë tek fjala “Vertet”

Tek foto me numër 3 vërejmë edhe më shumë argumente se personat që kanë shkruar grafitet nuk kanë qenë shqiptar, nuk e njohin gjuhën shqipe dhe po ashtu dorëshkrimi i tij kryesor është gjuha serbe me shkronja cirilicë.

Pra që në fillim të fjalis ka filluar me shkronjën “C” që në gjuhën serbe cirilicë kuptohet shkronja “S”, pastaj ka bërë një rishënim duke u munduar ta përafroj me shkronjën shqipe “S” por që nuk ia ka arritur. Po ashtu shkronja “j” është shkruar pa pikë lartë shkronjës ashtu sikurse edhe shkronja “i” është shkruar pa pikë lartë tek fjala “kisha”. Po ashtu fjala “dojmë” ka filluar me “D” të madhe, me “j” pa pikë dhe fjala “xhami” është shkruar “gjami”, dhe vetëm këtë fjalën e fundit të gjithë muslimanët e dijnë me cfarëdo niveli shkollimi apo jo shkollimi se si shkruhet saktëë. Pra, kjo tregon që në foton 3 është edhe një person i dytë që shkruan grafite brënda mureve dhe po ashtu për gjuhë parësore ka gjuhën serbe me shkronja cirilikë. Në foto po ashtu është munduar të bëhet një simbol që autori ka dështuar.

Në foto shohim edhe një lopatë pune e cila është vendosur apo rivendosur pasi janë shkruar grafitet, dhe sic vërhet lopata nuk është përdorur nga mjeshtër të cilët kanë bërë punime aty, pasi mjeshtrit nuk i lënë paisjet e tyre të punës të papastërta për shkak të dëmtimit të tyre.

Në foton me numër 4 vërejmë një dorëshkrim të ri ku mund të flasim për personin e tretë pjesmarrës në shkrimin e grafiteve e që po astu nuk ka njohuri mbi gjuhën shqipe.

Ata realisht kanë dashur ta shkruajnë “hiqe këtë kishë nga këtu, vec myslimanë ka këtu”, por realisht ai ka dështuar dhe ka zbuluar veteveten dhe qëllimin e grafiteve jashtëzakonisht shumë. Personi nuk ka ditur ta shkruaj asnjë fjalë në formën e duhur por dorëshkrimi i tij po ashtu e tradhëton duke treguar që ai ka njohuri të shkrimit me shkronja cirilicë dhe shumë pak me shkronja latine e aq më pak në gjuhën shqipe. Tek fjala “kishë” ai nuk ka ditur ta shkruaj as si duhet në gjuhën shqipe por edhe shkronja “s” i ka ngjasuar më shumë me shkronjat cirilicë.
Po ashtu edhe tek fjala “ka” e ka tradhëtuar dorëshkrimi duke devijuar në shkronjën e dytë në formë të shkronjave cirilicë

Tek foto me numër 5, tek fjala “ALLAHU” kemi gabime, pasi në gjuhën serbe nuk ekziston shkronja “LL” atëherë autori nuk ka ditur si ta shkruaj atë saktë dhe ka devijuar duke shkruar “II” dy shkronja “I” të mëdha në gjuhën shqipe apo dy shkronja “l” të vogal por që janë në kundërshtim me shkronjat e tjera të mëdha. Ndërsa tek fjala “Ekbar” kemi po ashtu shumë dëshmi, ku tek fotoja 1 e pamë që fjalën e njëjtë e kanë shkruar me shkronjën “A” tek foto numër 5 e kanë shkruar me “E” që nuk ngjason me shkronjat në gjuhën shqipe por me ato cirlicë dhe në fund fjala përfundon me një vijë të zezë të trashë të pakuptimtë.


Tek foto numër 5 po ashtu vërejmë se aty në derë janë edhe celësat ku dera mund të hapet vetëm nga persona përgjegjës dhe se dera nuk është e hapur me forcë por është hapur në formë normale.

Sikur të ishte shkruar nga shqiptarët, dera do ishte hapur më forcë, ose grafitet do ishin shkruar jashtë mureve të kishës, pasi shqiptarët nuk kanë nga kush të friksohen kur shkruajnë grafitë të tilla. Por është shkruar nga serbë, të cilët kanë pasur lejen dhe celsat të hujnë dhe të shkruajnë grafitet bashkë me udhëzimet se cka duhet të bëjnë dhe si të sillen dhe të njëjtit nuk kanë mundur t’i shkruajnë grafitet në muret e jashtme pasi do të zbuloheshin nga kalimtarët aty pari.

Nga të gjitha fotot vërejmë se kanë qenë të paktën pesë persona, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe dhe nuk e kanë gjuhë primare e po ashtu nuk e njohin as shkrimin në gjuhën shqipe dhe vërtetojmë se autorët janë të komunitetit serb (jo domosdo nga Kosova) dhe katër nga këta persona kanë shkruar grafitet dhe një ka bërë rojën.

Qëllimi i grafiteve

Këto grafitë vijnë pas angazhimit të fuqishëm serb në luftën hibride kundër Kosovës në sferën e sigurisë dhe në sferën politike.
Faktorët që prodhuan këto grafite për propagandë kundër Kosovës në sferën ndërkombëtare dhe tek populli serb janë:

– Moslejimi i hyrjes në Kosovë i patriarkut serb Pofirije.

– Kampanja kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

– Cështja e moslejimit të përdorimit të dinarit në mënyrë ilegale në Kosovë.

– Cështja e dhënies së asociacionit ndaj serbëve, gjegjësisht autonomisë.

– Gjetja e armatimit në veri të Kosovës.
Këto cështje Serbia i ka bërë pjesë të luftës hibride kundër Kosovës dhe i përdor në mënyrë konstante ku tani është duke përdorur edhe shtrirjen e tensioneve ndëretnike dhe kine “cenimin e serbëve” edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës.

Presidenti i tanishëm i Serbisë Aleksandër Vucic, në kohën kur ishte Ministër i Propagandës në regjimin e Sllobodan Milloshevicit kishte rolin e montimit të rasteve të ndryshme ku edhe njihet si Gebelsi serb, ai tani të njëjtën mjeshtëri e vazhdon edhe kur është vetë në krye si autokrat të institucioneve të Serbisë.

Cështja e grafiteve argumentohet edhe më shumë se është një cështje e montuar nga qeveria e Serbisë, pasi në Serbi mediat kontrollohen të gjitha me përjashtim të dy mediave atje, dhe kështu nëpërmjet grafiteve do të arrinte të propagandonte për të ngjallur viktimizimin tek ndërkombëtarët dhe shovinizimin tek populli serb, për këtë jo rastësisht ka zgjedhur ministër të informacionit Dejan Risticin i cili që para se të bëhej ministër është kujdesur qe tek nxënësit, mësuesit dhe populli serb të ngjallë ndjenjën e viktimizimit, gjenocidit dhe nacionalizimit shovinist tek serbët.

Në të kaluarën sic dihet botërisht, politika serbe në bashkëpunim me shërbimin sekret serb kanë bërë akte të tilla edhe më të vrazhda duke akuzuar shqiptarët për të justifikuar veprimet e tyre më pas.

Vlenë të përmendet rasti “Panda” në Pejë ku në një kafiteri u vranë disa të rinj të nacionalitetit serb në vitin 1998. Për këtë rast u akuzuan dhe dënuan disa shqiptarë nga policia speciale.

Grupi paramilitar “Beretat e Kuqe” u hakmor menjëherë ndaj shqiptarëve tjerë të pafajshëm me vrasje, tortura, dhunë, burgosje, plaçkitje dhe maltretime të ndryshme.

Në vitin 2013, vetë Aleksandër Vucic e ka pranuar publikisht që ky akt i shëmtuar kriminal është kryer nga vetë institucionet e sigurisë së Serbisë, pjestarë të policisë specila e dhe kriminelë serb që vepronin në atë kohë, por si veprim ishte i planifikuar nga “UDBA” serbe.

Ndërsa, pas sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, është dëshmuarë se regjimi i Vucicit i përdor kishat serbe në Kosovë edhe për strehimin e armëve.

Andaj nga mbledhja e të dhënave, analizimi i fakteve dhe rrethanave nuk vlen fakti se këto ngjarje janë bërë nga shqiptarët por nga qeveria serbe me qëllime të eskalimit të situatës në rajon dhe viktimizimit e arsyetimit të veprimeve të pastajme të Serbisë para komunitetit ndërkombëtar./Octopus/

Continue Reading

Previous: Fushata “e pacipë” e sabotimit të Rusisë përshkallëzohet në të gjithë Evropën
Next: Kryeministri pro-rus i Sllovakisë në rrezik për jetën pasi u plagos me armë zjarri

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike 2 min read
  • Lajme
  • News

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike

The Geopost January 25, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’ 7 min read
  • Botë
  • Lajme
  • News

Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’

The Geopost January 25, 2026
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi 7 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi

The Geopost January 24, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.