Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“E turpshme të shkosh në Moskë dhe të duartrokasësh Putinin”, BE ‘sulmon’ Vuçiqin dhe Ficon

The Geopost May 10, 2025 2 min read
Share the news

 

Kryeministri polak Donald Tusk ka dënuar ashpër praninë e liderëve evropianë në paradë, duke deklaruar se “është e turpshme të jesh në një paradë në Moskë dhe të duartrokasësh Putinin”.

Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, shprehu zhgënjimin e thellë, para së gjithash, me veprimet e presidentit sllovak Robert Fico, i vetmi lider i një shteti anëtar të BE-së që shkoi në Moskë.

“Si mund të qëndroni pranë njeriut që filloi këtë luftë me kaq shumë vdekje dhe vuajtje të panevojshme të njerëzve të pafajshëm? Ju jeni në anën e gabuar të historisë”, tha ajo.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron komentoi në mënyrë më diplomatike, duke shprehur dyshime për korrektësinë e një kursi të tillë veprimi, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën ditë, Franca dhe Polonia nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe energjisë, duke përfshirë ndihmën e ndërsjellë në rast të një kërcënimi ushtarak, duke theksuar më tej angazhimin e tyre për sigurinë e përbashkët.

Ndryshe, prania e Robert Ficos dhe Aleksandar Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë ka tërhequr kritika të ashpra brenda BE-së, veçanërisht duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Pjesëmarrja e tyre simbolizon një thellim të marrëdhënieve me Rusinë, gjë që bie ndesh me politikat e shumicës së vendeve evropiane që kërkojnë të izolojnë Moskën për veprimet e saj në Ukrainë. /Telegrafi.com

Continue Reading

Previous: Bugajski për The Geopost: Lufta po kthehet në favor të Ukrainës
Next: Danimarka do të shpenzojë 830 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës në emër të BE-së

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.