Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Dodik kërcënon me tërheqjen e mbështetjes për rrugën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës

The Geopost November 13, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka kërcënuar se do të tërheqë mbështetjen për rrugën evropiane të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), duke deklaruar gjithashtu se pret një aleat të fortë, duke aluduar në kryeministrin hungarez Viktor Orban në të ardhmen.

Dodik madje pohoi se RS tani nuk ka arsye të tërhiqet para askujt, duke shtuar se “Sarajeva do të duhet të lutet nëse dëshiron të marrë diçka së shpejti”.

“Sa i përket Bashkimit Evropian (BE), gjithçka duket e ngatërruar – duke lexuar analizat e promotorëve neoliberalë, ata duken të humbur dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë”.

Dodik tha se Bashkimi Evropian nuk është destinacioni i vetëm me aludimin për BRICS, një platformë e shteteve që kryesohet nga Rusia.

“Të gjitha vlerat evropiane janë nëpërkëmbur dhe humbur. Pse mendoni se jeni destinacioni i vetëm? Pas tre vitesh pengese dhe heshtjeje të vazhdueshme mbi atë që Christian Schmidt (Përfaqësuesi i Lartë) dhe Michael Murphy (ambasador i SHBA) kanë bërë në BiH, si prisni papritur të keni besueshmëri? Nesër do ta diskutoj këtë me një numër ambasadorësh në Sarajevë”, tha Dodik.

Dodik, që është nën sanksione të SHBA-së, ka kohë që kërcënon me ndarje të Republikës Srpska. Për këto lëvizje kundër Marrëveshjes së Dejtonit ai gjen mbështetje në Beograd e Moskë.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: Tubimi pro-BE në Tbilisi ndërsa presidenti thotë se partia në pushtet ka ‘rrëmbyer’ Gjeorgjinë
Next: Rusia lëshon urdhër-arresti për gjyqtarin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.