Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka ngritur çështjen e vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, gjatë takimit me Princin e Kurorës të Arabisë Saduite, Mohammed bin Salman.
Biden tha se e ka bërë të qartë se vrasja e vitit 2018 ishte “shumë e rëndësishme për mua dhe SHBA-në”.
Ai po ashtu tha se të dy shtetet kanë arritur marrëveshje për disa çështje.
Biden është kritikuar për vizitën në Arabinë Sauidte pasi kjo vizitë është parë si legjitimim për Qeverinë saudite pas vrasjes së gazetarit disident saudit në tetor të vitit 2018 në Konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë.
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, është akuzuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane se ka miratuar vrasjen e gazetarit. Princi gjithmonë ka hedhur poshtë akuzat, ndërkaq prokurorët sauditë kanë akuzuar agjentët sauditë, që kanë thënë se ka vepruar krye më vete.
“Sa i përket vrasjes së Khashoggit, e kam ngritur këtë temë gjatë takimit, duke e bërë të qartë se çfarë kam menduar për këtë çështje në kohën kur ka ndodhur dhe çfarë mendoj tash”, tha Biden për gazetarët.
Biden tha se Princi i Kurorës i ka thënë se ai “personalisht nuk është përgjegjës” për vrasjen e gazetarit, raportoi Associated Press. “Unë e lash të kuptohet se mendoj se ai është” tha presidenti amerikan.
E fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, ka kritikuar takimin e Bidenit me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite. /REL

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin