Ministrat e Energjisë nga vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për të lidhur urgjentisht sistemin energjetik evropian me rrjetin e Ukrainës, një lëvizje që do të rriste pavarësinë e saj nga Rusia pas pushtimit të vendit. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, furnizuesi kryesor i Evropës me gaz, ka ngritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me energji.
“Kishte një marrëveshje të gjerë rreth tryezës. Bazuar në këtë, ne do të ecim përpara për të lidhur sistemin elektrik të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur,” tha komisioneri i BE për energjinë Kadri Simson pas takimit.
Ukraina shkëputi rrjetin e saj nga sistemi rus javën e kaluar dhe ka kërkuar sinkronizimin emergjent me sistemin evropian. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të kontrollojë më aspektet teknike të rrjetit të Ukrainës, siç është frekuenca e rrjetit. Zyrtarët e BE thanë se lidhja mund të përfundojë brenda javësh.
Simson tha se ishte e mundur që Rusia të mund të ndërmarrë “hapa hakmarrëse” që ndikojnë në furnizimet me energji të Evropës në përgjigje të sanksioneve nga Perëndimi, por se nivelet aktuale të ruajtjes së gazit dhe rritja e furnizimeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) mund ta kalojnë Evropën këtë dimër.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor