BE po përgatitet të shpallë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë javën e ardhshme. Pjesë e paketës së re të sanksioneve pritet të jetë ndalimi i importit të arit rus dhe të “mbyllen zbrazëtirat ekzistuese” në regjimin e masave ndëshkuese.
“Përgatitjet e ambasadorëve të BE-së për paketën e shtatë të sanksioneve vazhdojnë sot dhe nesër dhe ka gjasa që anëtarët e BE-së t’i miratojnë ato në mes të javës së ardhshme”, thanë disa diplomatë të BE-së për portalin e Brukselit.
E ashtuquajtura paketë e zbatimit do të përfshijë një ndalim të importit të arit rus, i cili është eksporti më i madh i Rusisë pas përjashtimit të energjisë.
Për këto masa u dakordua në samitin e G7 në qershor, pjesë e të cilës është Franca, Gjermania, Italia, SHBA, Kanadaja, Japonia dhe Britania e Madhe.
Analistët thonë se ndalimi do të ishte më simbolik, pasi sanksionet e mëparshme kundër Moskës tashmë kanë mbyllur efektivisht tregjet evropiane dhe amerikane, duke përfshirë qendrat tregtare në Londër dhe Cyrih.
“Paketa e re do të zgjerojë gjithashtu listën e mallrave me përdorim të dyfishtë, eksporti i të cilave në Rusi është i ndaluar, si dhe listën e individëve dhe subjekteve të lidhura me rrethin më të gjerë rreth Presidentit Vladimir Putin”, thanë diplomatët e BE-së.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj