Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, e ka vënë në dukje se Beogradi po vazhdon të punojë me Moskën edhe pse kjo është në kundërshtim me qëndrimin e tij si vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Serbia nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj në raport me Rusinë, ajo vazhdon të bashkëpunojë me Moskën. Ai pozicion duhet të përcaktohet më mirë sepse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE”, tha ai.
Tolkach tregoi se apartamenti i tij në Kiev është shkatërruar për shkak se ishte bërë cak i një sulmi të Rusisë që targetoi vendbanim të civilëve.
Ai për mediat serbe deklaroi se në ndërtesën e banimit që u sulmua jetonin vetëm civilë dhe se nuk kishte të bënte me ushtrinë, shkruan The Geopost.
Ambasadori ukrainas deklaroi se Kievi mbështetet në ndihmën e vendeve aleate dhe nuk është në gjendje të mbrohet.
“Shpresoj që formula e paqes në Ukrainë nuk do të mbetet vetëm ukrainase, por do të bëhet pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë”, tha ai.
Tolchak shpjegon se Rusia nuk është ndër vendet e përmendura në formulën e paqes, sepse ajo shkel të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se do të jetë e mundur të negociohet me Moskën vetëm kur ajo të drejtohet nga dikush tjetër.
Serbia është i vetmi vend bashkë me Bjellorusinë që ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, duke mos dashur që të prishë raportin me shtetin mik të saj. Në të njëjtën kohë, Serbia dëshiron që të shfrytëzojë ndihmat financiare të BE-së edhe pse është kritikuar për mospërshtatje të politikës së jashtme me vendet perëndimore.
“Serbia respekton miqësitë tradicionale”, kishte thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke u munduar të arsyetohet.
Gjithashtu, më pas është bërë e ditur që kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshme në Rusi, të cilat janë cak i sanksioneve të Perëndimit për shkak se përdoren në armatimin rus në Ukrainë –përkundër zotimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i tij nuk do të shërbejë si përçues i anashkalimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).
Mallrat e dypërdorshme mund të përdoren si për qëllime ushtarake, ashtu edhe për qëllime civile./The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj