Ambasadori i Rusisë në Serbi, Borcan Harchenko ka propaganduar për ndalimin e dinarit serb në Kosovë duke e lidhur me “spastrimin etnik” të serbëve.
Ai ka vazhduar kështu narrativën ruse në një intervistë të dhënë për “Sputnik Srbija”.

Kjo propagandë e tij gjeti shtrirje edhe në mediume tjera si në “Politica.rs” dhe “Kosovo Online”.

Çfarë tha Harchenko ?
Bocan Harchenko për situatën në Kosovë: “Po ndalojnë dinarin për të dëbuar popullin serb. Ne shohim se kujtesa e serbëve po fshihet deri në çështjet financiare. Situata është jashtëzakonisht e dhimbshme. Janë marrë masa për dëbimin e popullit serb dhe vendosjen e shqiptarëve. Ndalimi i dinarit është një nga masat më të këqija në lidhje me sistemin financiar në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është edhe ndihma e Beogradit, pa të cilën serbët atje poshtë nuk mund të jetojnë. Nëse flasim për monedhën që ka të drejtë të jetë atje, pjesa veriore e Kosovës është e Serbisë, se prandaj dinari serb ka të drejtë të ekzistojë”, tha Harchenko.

Analizë:
Deklaratat propaganduese të ambasadorit rus, Bocan Harchenko janë në përputhje të plotë me narrativen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kujtojmë se ditë më parë i pari i këtij dikasteri në Rusi, Aleksandër Lavrov foli sic pretendondte ai për “eksplodimin e çështjes shqiptare” dhe disa herë e përmendi “spastrimin etnik”. Me këtë narrative vazhdoi në brifingun me gazetarët, edhe zëdhënësja Maria Zakharova.
Në Serbi i pari që nxiti këtë propagandë ishte ish-koordinatori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Nebojsha Qoviq, pastaj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili të mërkurën në emisionin “Qirilica” në televizionin “Happy” pretendoi se me djegien e një shtalle në Kamenicë “shqiptarët po dëshirojnë të bëjnë spastrim etnik”.
Kjo është një propagandë speciale e cila bëhet tash e dy javë nga Ministria e Jashtme e Rusisë në drejtim të Kosovës./G.Venhari-The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit