Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Ambasadës Ruse në BiH pas Takimit të Sigurisë Energjetike.
“Njoftimi i ambasadës ruse nuk duhet të jetë befasues, sikurse vjen nga një vend që nisi një sulm të paligjshëm dhe të paprovokuar ndaj Ukrainës. Kjo nuk është hera e parë që ambasada ruse kërcënon Bosnjën dhe Hercegovinën. Këto kërcënime tregojnë konkretisht keqdashje Ato tregojnë qartë se sa Rusia i frikësohet humbjes së monopolit të saj në furnizimet me gaz në BiH, si dhe mundësinë e ushtrimit të presionit politik dhe ekonomik ndaj BiH”, tha ambasada.
Ambasada e SH.B.A.-së falënderoi ambasadën ruse që, tha ajo, “u bëri të qartë qytetarëve të BiH dhe partive të saj politike natyrën cinike të “miqësisë” së supozuar me BiH”.
“Pyetja para Qeverisë dhe Parlamentit të Federatës së BiH është nëse ata janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur BiH nga ndikimi keqdashës rus duke miratuar Ligjin për Ndërlidhjen Jugore, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të RS. Vendimi është i tyre dhe historia do t’i gjykojë ata që vendosin interesat e Rusisë mbi interesat e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, theksoi Ambasada.
Në fund, ata thanë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi