Pasi Qeveria e Kosovës i shpalli organizatat të afërta me Serbinë – “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” si organizata terroriste, vendimi duket se ka alarmuar terroristët. Gjegjësisht, ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ruse se “për arsye sigurie” kanali i tyre nuk do të mbajë më emrin Brigada Veriore dhe as nuk do të ndajë raporte nga anëtarët e kësaj organizate.
“Kanali do të vazhdojë të punojë si më parë”, theksojnë ata, duke sqaruar se “temë kryesore do të jetë situata dhe ngjarjet në Kosovë, dhe punën do ta marrin përsipër persona të tjerë dhe do të kenë emër tjetër”. Në fund ata thanë se nuk po shkojnë askund sepse “Kosova është tokë e shenjtë serbe” dhe se “me ndihmën e Zotit do të shihemi së shpejti në Prizren”.
Ju kujtojmë se qeveria e Kosovës KA SHPALLUR Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste, dhe kanali i përmendur ka përhapur dezinformata dhe bën thirrje për dhunë/ Telegram.
/The Geopost/

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi