Ambasada e Federatës Ruse në Shkup ka paralajmëruar opinionin e vendit se “po evidenton çdo rast të rusofobisë”
Në një post në Twitter, kjo ambasadë ka shkruar: “Ua tërheqim vëmendjen për nivelin e paprecedentë të rusofobisë që vërehet në shumë vende të huaja në sfondin e operacionit special ushtarak në Ukrainë. U paralajmërojmë se të gjitha incidentet e tilla regjistrohen me kujdes.”

Por kjo nuk ka ndaluar që disa qytetarë sot të protestojnë kundër agresionit rus në Ukrainë. Kjo protestë ishte organizuar nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.
“Ekziston një kërcënim për të gjithë Evropën nga një sulm bërthamor. Putini do të bëjë çmos që ta pushtojë Ukrainën. Ai është monstruoz dhe do të hyjë në histori si një pushtues i madh,” tha Aleksandar Urbanoviç, president i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se protesta erdhi në mbështetje të Ukrainës. “Dua që vendi të çlirohet dhe të ketë paqe.”, tha Urbanoviç.
Marjana Velkovska nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni thotë se të gjithë qytetarët në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë.
“Unë kam të afërm atje, ata janë të gatshëm të qëndrojnë atje dhe të luftojnë për vendin e tyre”, tha Velkovska, duke shtuar se kanë nevojë për ndihmë.

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi