Profesori universitar Blerim Reka thotë se Putini vijon të përcjellë ëndrrën e tij për rikthimin e kufijve të Bashkimit Sovjetik dhe fuqisë së Rusisë cariste. Në një postim në profilin e tij në Facbook ai tekson se kufiri lindor ukrainas është rubikoni që nuk duhet lejuar të kalohet dhe se perendimi sot mbrohet në lindje.
Postimi i plotë:
Me kërcënimin rus ndaj Ukrainës dhe ndërhyrjen ruse në Kazakistan, Putini vijon të përcjellë ëndrrën e tij për rikthimin e kufijve të Bashkimit Sovjetik dhe fuqisë së Rusisë cariste. Filloi me ankesimin e dy krahinave të Gjeorgjisë (2008), të Krimesë (2014), luftën hibride kundër shteteve baltike, mbështetjen e rrezikimit bjellorus të Polonisë dhe shantazhimin energjetik të Moldavisë.
Në aleancë me Kinën, së voni dëshirohet rikthimi i fuqisë së dy perandorive lindore në Euro-Azi. Parashikimet largëpamëse të: Makender (për ”zemrën e tokës”, 1904) dhe të Richtofen, (për “rrugën e mëndafshtë”, 1877) mbeten aktuale edhe sot.
Rusia me pushtime ushtarake (“bota ruse”) dhe Kina, me kolonializmin kreditor (“një rrugë, një brez”), po shtrijnë praninë në këtë hapsirë ku ndodhen 70% të rezervave të naftës dhe 65% të gazit natyror.
Kufiri lindor ukrainas, është rubikoni që nuk duhet lejuar të kalohet. Përendimi, sot mbrohet në lindje.

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
Sheshi i mbushur me studentë dhe qytetarë: ‘Studentët fitojnë’, mesazhet kundër pushtetit jehojnë në Beograd
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit