Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Zbulohet biseda e re mes Szijjartos dhe Lavrovit – Hungaria dërgonte dokumente të BE-së drejt Kremlinit

The Geopost April 10, 2026 2 min read
Share the news

Një bisedë tjetër mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe homologut hungarez, Peter Szijjarto, është zbuluar kohët e fundit.

Më 2 korrik 2024, gjatë kësaj bisede ata diskutuan çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimi Evropian.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se Hungaria po rridhte informacione të brendshme të BE-së drejt Kremlinit, përfshirë edhe formulime specifike që lidhen me statusin dhe të drejtat e minoriteteve kombëtare në Ukrainë.

Sipas materialeve të zbuluara, Szijjarto duket se po ndihmonte në praktikë Rusinë që të gjente një pretekst për të penguar negociatat e pranimit të Ukrainës.

Ai përdorte si justifikim pretendimet për “diskriminim ndaj minoriteteve kombëtare në Ukrainë,” duke shfrytëzuar këtë çështje si mjet politik për të bllokuar procesin e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ky zbulim tregon një nivel të lartë koordinimi mes disa zyrtarëve, ku informacionet e brendshme të BE-së shfrytëzoheshin për interesa gjeopolitike, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në çështjet e brendshme të unionit dhe të shteteve kandidate.

Reagimi i Bashkimit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, planifikon të ngrejë në nivelin më të lartë të udhëheqjes së Bashkimit Evropian çështjen e praktikës së dyshuar të Hungarisë për rrjedhjen e informacionit te Rusia, pas zbulimeve të reja, njoftoi zëdhënësi i saj.

Zëdhënësi theksoi se akuzat “nxjerrin në pah mundësinë alarmante të një qeverie të shtetit anëtar që koordinohet me Rusinë, duke punuar kështu aktivisht kundër sigurisë dhe interesave të BE-së dhe qytetarëve të saj”.

Ai shtoi se kjo është “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe kërkon shpjegime urgjente nga qeveria hungareze.

Ngjarja ndodh ndërsa Hungaria përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, ku kryeministri në detyrë, Viktor Orbán, është dyfish prapa në sondazhet e opinionit, duke bërë situatën edhe më të ndjeshme politikisht.

The Geopost

🚨 What a scandal! Another conversation between Lavrov and Szijjártó has been leaked

On July 2, 2024, they discussed Ukraine’s accession to the EU.

Hungary was leaking EU documents to the Kremlin — including wording on national minorities.

Szijjártó was effectively helping… https://t.co/q9KOawelPI pic.twitter.com/teAxRDkTRE

— NEXTA (@nexta_tv) April 9, 2026

Tags: Hungaria Rusia

Continue Reading

Previous: Britania paralajmëron Putinin për nëndetëset ruse: Ne ju shohim, çdo sulm ndaj kabllove do të ketë pasoja serioze
Next: Rusia dhe Ukraina shpallin armëpushim dy-ditor

182 ukrainas kthehen në shtëpi pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë para Pashkëve 3 min read
  • Botë
  • News

182 ukrainas kthehen në shtëpi pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë para Pashkëve

The Geopost April 11, 2026
Nga lufta te kriza ekonomike: Bie ndjeshëm mbështetja për Putinin 6 min read
  • Botë
  • News

Nga lufta te kriza ekonomike: Bie ndjeshëm mbështetja për Putinin

The Geopost April 11, 2026
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit dërgesë armësh në Iran mes armëpushimit të brishtë 4 min read
  • Botë

Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit dërgesë armësh në Iran mes armëpushimit të brishtë

The Geopost April 11, 2026
Zgjedhjet në Hungari nën hijen e ndikimit rus, në pikëpyetje e ardhmja evropiane e Budapestit 16 min read
  • Botë
  • News

Zgjedhjet në Hungari nën hijen e ndikimit rus, në pikëpyetje e ardhmja evropiane e Budapestit

The Geopost April 11, 2026
Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit mbërrijnë në Pakistan për negociata vendimtare 2 min read
  • Botë
  • News

Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit mbërrijnë në Pakistan për negociata vendimtare

The Geopost April 11, 2026
“Mos luani me SHBA-në”, Vance paralajmëron Iranin para bisedimeve në Islamabad 2 min read
  • Botë

“Mos luani me SHBA-në”, Vance paralajmëron Iranin para bisedimeve në Islamabad

The Geopost April 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.