Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

“Mos luani me SHBA-në”, Vance paralajmëron Iranin para bisedimeve në Islamabad

The Geopost April 11, 2026 2 min read
Share the news

Zëvendëspresidenti i Shtetet e Bashkuara, JD Vance, ka paralajmëruar Iranin të mos “luajë” me Uashingtonin, teksa u nis për negociata që synojnë t’i japin fund tensioneve dhe luftës në rajon.

Vance do të udhëheqë bisedimet e ndërmjetësuara me Iranin në Islamabad, në një moment kritik kur armëpushimi i përkohshëm në rajon mbetet i brishtë dhe në rrezik për t’u prishur.

“Nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim, ne jemi të gatshëm t’ua shtrijmë dorën”, tha Vance përpara nisjes me avionin zyrtar Air Force Two.

“Por nëse përpiqen të na mashtrojnë, do të zbulojnë se ekipi negociator nuk është aq i hapur”, shtoi ai.

Vance bëri të ditur se presidenti Donald Trump ka dhënë “udhëzime të qarta” për zhvillimin e negociatave, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Ai nuk pranoi pyetje nga gazetarët që udhëtonin me të.

Zëvendëspresidenti amerikan shoqërohet nga i dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, të cilët kanë marrë pjesë në disa raunde bisedimesh indirekte me negociatorët iranianë.

Bisedimet fokusohen në shqetësimet e SHBA-së lidhur me programin bërthamor dhe raketor të Iranit, si dhe mbështetjen e Teheranit për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Udhëtimi i Vance vjen në një kohë kur tensionet mbeten të larta dhe përpjekjet për armëpushim janë të brishta, ndërsa përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Negociatat në Islamabad shihen si një përpjekje e re për të shmangur përshkallëzimin dhe për të rikthyer dialogun diplomatik mes palëve.

The Geopost

Tags: Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Rusia dhe Ukraina shpallin armëpushim dy-ditor
Next: Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit mbërrijnë në Pakistan për negociata vendimtare

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste 4 min read
  • Botë
  • News

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste

The Geopost November 27, 2026
Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve 4 min read
  • Botë
  • News

Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve

The Geopost November 27, 2026
SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh 1 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh

The Geopost November 27, 2026
Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë 2 min read
  • Botë
  • News

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

The Geopost November 27, 2026
Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.