Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se kishte zhvilluar një bisedë “të shkëlqyer” me presidentin rus Vladimir Putin dhe se lideri i Kremlinit dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ai dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron gjithashtu të bëjë një marrëveshje, kjo do të ishte shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve para se të hipte në avionin presidencial Air Force One, me destinacion Dallasin, ku do të merrte pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.
Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin të martën, pak kohë pasi i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, u kthyen nga një vizitë diplomatike në Moskë dhe Kiev.
Dy zyrtarët, të cilët janë përfshirë në negociatat kryesore të paqes të administratës amerikane, diskutuan me palët mundësinë e propozimeve të reja që do të mund të çonin në përfundimin e luftës, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, muajin e kaluar, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), John Ratcliffe, zhvilloi një takim me zyrtarë të inteligjencës ruse në Moskë. Një nga qëllimet e takimit ishte edhe nxitja e zyrtarëve rusë që t’i japin fund pushtimit të Ukrainës.
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike dhe deklaratave të Trumpit, zyrtarët e inteligjencës në SHBA, Ukrainë dhe vende të ndryshme evropiane vazhdojnë të shprehin dyshime nëse Vladimir Putin është realisht i gatshëm t’i japë fund luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt.
Trump, ndërkohë, e përshkroi pengesën kryesore për arritjen e një marrëveshjeje si një konflikt personal mes dy liderëve.
“Pengesa janë dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin”, tha Trump, duke iu referuar Putinit dhe Zelenskyt.
“Unë mendoj se, më shumë se çdo gjë tjetër, bëhet fjalë për dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin”, shtoi presidenti amerikan.

Kremlini përshkallëzon luftën hibride në Evropë, sabotimi po shndërrohet në armë politike
BE jep dritën e gjelbër për 3.2 miliardë euro për Patriotët e Ukrainës, mburojë e re kundër sulmeve ruse
Inteligjenca rumune parandalon operacion të dyshuar sabotimi të koordinuar nga Rusia
Finlanda përfundon 200 kilometrat e murit përgjatë kufirit me Rusinë
Polonia kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga BE-ja: Janë të përfshirë në sabotim dhe aktivitete terroriste
Kushner dhe Witkoff paralajmërojnë fazë të re në bisedimet për paqe në Ukrainë