Donald Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani ka “rënë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”.
Irani po flet me Uashingtonin dhe “ata po flasin me logjikë”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse do të dërgonte të dërguarit e tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të diskutuar paqen me iranianët, Trump tha: “Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë së bashku me Marco Rubion, JD Vance”.
“Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishit në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre… të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre”, shtoi presidenti amerikan.
“A mund të përmendni një gjë të vetme që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne po endemi të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha për fund Trump.
The Geopost

Dronët rusë godasin vende pranë kufirit polak, Ukraina paralajmëron se Putini po ‘troket në derën e NATO-s’
Propagandë për fëmijë: Shkollat ruse do të shfaqin 83 filma për luftën
Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh
OKB paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës deri më tani
Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami