Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump: Fushata ushtarake kundër Iranit do të përfundojë ‘shumë shpejt’

The Geopost March 10, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se operacioni ushtarak i nisur kundër Iranit muajin e kaluar do të përfundojë “shumë shpejt” dhe është zotuar se do ta godasë shtetin “shumë, shumë më ashpër” nëse i bllokon furnizimet me naftë në Lindje të Mesme.

Trump i ka bërë këto deklarata më 9 mars, pasi Teherani ka nisur një mori raketash dhe dronësh drejt Izraelit dhe shteteve të Gjirit Arab, disa orë pas emërimit të Mojtaba Khameneit si lider suprem i vendit. Ai e pason babanë e tij në këtë pozitë, Ajatollah Ali Khamenein, i cili u vra në sulmet amerikano-izraelite që nisën më 28 shkurt.

“Po fitojmë bindshëm. Jemi shumë më përpara sesa kemi planifikuar”, ka thënë Trump në një konferncë për media në Florida.

“Do të përfundojë shpejt”. I pyetur nëse lufta do të përfundojë këtë javë, ai ka sugjeruar se me siguri që jo, por që do të ndodhë shumë, shumë shpejt.

“Nuk do të lejoj që një regjim terrorist të mbajë botën peng dhe të tentojë t’i ndalë furnizimet globale me naftë. Nëse Irani bën diçka në këtë drejtim, ata do të goditen shumë, shumë më ashpër”, ka thënë Trump.

Më herët gjatë ditës, Trump u ka thënë republikanëve në klubin e tij të golfit në Florida se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin “një ekskursion i vogël” që “duhej bërë”.

“Ne veçse kemi fituar në shumë mënyra, por nuk kemi bërë mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Trump ka thënë për rrjetin CBS se e ka në mendje një zëvendësim për Mojtaba Khamenein, mirëpo nuk ka përmendur ndonjë emër, sipas postimit që ka bërë në X një gazetar i CBS-it.

Më herët, ai u ka thënë mediave se “nuk është i lumtur” me vendimin e Iranit që Khamenei të ngjitet në krye të shtetit dhe e ka quajtur vendimin “gabim të madh”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka akuzuar Iranin se po tenton “të mbajë botën peng” duke nisur sulme hakmarrëse nëpër Lindje të Mesme dhe ka thënë se operacionet ushtarake amerikane, me qëllim të kufizimit të kapaciteteve të Teheranit, janë duke përparuar sipas planeve.

Si shembull për sulmet e Teheranit ndaj vendeve fqinje, NATO-ja ka thënë se e ka rrëzuar një raketë balistike në hapësirën ajrore turke për herë të dytë prej kur ka nisur lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.

“NATO e ka rrëzuar sërish një raketë të nisur në Turqi. NATO-ja është e vendosur që t’i mbrojë aleatët ndaj secilit kërcënim”, ka thënë aleanca përmes një postimi në rrjete sociale më 9 mars, por pa dhënë më shumë hollësi.

Ministria turke e Mbrojtjes e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se disa fragmente municionesh kanë rënë në toka të zbrazëta në Gaziantep, qytet në jug të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Nuk ka raportime për viktima.

Tags: Donald Trump Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Krahasimi me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, ish-admirali kroat flet për luftën ndaj Iranit
Next: Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës

Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës 6 min read
  • Botë

Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës

The Geopost March 11, 2026
Krahasimi me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, ish-admirali kroat flet për luftën ndaj Iranit 2 min read
  • Botë

Krahasimi me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, ish-admirali kroat flet për luftën ndaj Iranit

The Geopost March 10, 2026
NATO riafirmon mbrojtjen e aleatëve pasi kap raketën drejt Turqisë 2 min read
  • Botë
  • Siguri

NATO riafirmon mbrojtjen e aleatëve pasi kap raketën drejt Turqisë

The Geopost March 10, 2026
Trump vlerëson ushtrinë amerikane: SHBA-ja dhe Izraeli po e shkatërrojnë armikun 1 min read
  • Botë

Trump vlerëson ushtrinë amerikane: SHBA-ja dhe Izraeli po e shkatërrojnë armikun

The Geopost March 10, 2026
Misioni sekret dhe arma misterioze: Si mikrovalët mund të kenë dëmtuar zyrtarët amerikanë 3 min read
  • Botë

Misioni sekret dhe arma misterioze: Si mikrovalët mund të kenë dëmtuar zyrtarët amerikanë

The Geopost March 9, 2026
Kalesnikava: Pa angazhim të Evropës, Bjellorusia rrezikon të bjerë plotësisht në orbitën e Rusisë 5 min read
  • Botë

Kalesnikava: Pa angazhim të Evropës, Bjellorusia rrezikon të bjerë plotësisht në orbitën e Rusisë

The Geopost March 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.