Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Rusia po e kthen historinë në armë: Paralajmërim për presion hibrid ndaj krahut verior të NATO-s

The Geopost January 7, 2026 3 min read
Share the news

Manipulimi i historisë nga Rusia ka kaluar nga një politikë simbolike e kujtesës në një instrument të qëllimshëm të pushtetit shtetëror, që synon delegjitimimin e fqinjëve dhe përgatitjen e terrenit për presion politik, hibrid dhe potencialisht ushtarak ndaj krahut verior të NATO-s.

Kështu vlerëson Patrik Oksanen, këshilltar strategjik në Qendrën për Sigurinë Shoqërore në Universitetin Suedez të Mbrojtjes, në një analizë të publikuar së fundi, ku rasti i Finlandës paraqitet si një sinjal i hershëm paralajmërues për strategjinë më të gjerë të Rusisë në Evropën Veriore.

Sipas Oksanen, Kremlini gjatë dekadës së fundit ka shndërruar historinë në një mjet aktiv të politikës së sigurisë.

“Historia, patriotizmi rus dhe ambiciet perandorake janë shkrirë në një tërësi. Ajo që po shohim sot nuk është thjesht politikë kujtese, por histori e armatosur që i shërben drejtpërdrejt ambicieve strategjike të Moskës”, thekson ai.

Në fokus janë Finlanda dhe Suedia, të cilat Rusia po i portretizon përmes narrativave selektive si:

“bashkëpunëtore naziste” gjatë Luftës së Dytë Botërore,

shtete të komprometuara moralisht,

satelitë të NATO-s pa sovranitet real.

Këto narrativa, sipas ekspertëve, injorojnë qëllimisht fakte kyçe historike, si pushtimin sovjetik të Finlandës në vitin 1939, apo pozicionin e ndërlikuar të Suedisë gjatë luftës.

Një nga elementet më shqetësuese është përhapja e akuzave të rreme për “gjenocid”, përfshirë pretendime absurde se Finlanda ka përdorur dhoma gazi në Kareli, apo se ka kryer mizori sistematike ndaj të burgosurve sovjetikë të luftës – akuza që historianët i cilësojnë si plotësisht të sajuara.

Sipas Oksanen, qëllimi i këtyre pretendimeve është i qartë: nëse Finlanda paraqitet si historikisht kriminale, çdo politikë agresive e Rusisë ndaj saj mund të justifikohet si “mbrojtëse”.

Analiza thekson se i njëjti model është përdorur më parë kundër Ukrainës, shteteve baltike dhe Polonisë: delegjitimim historik, normalizim i armiqësisë dhe krijim i asimetrisë morale për të justifikuar presionin politik dhe ushtarak.

Në vendet baltike dhe Poloni, Rusia fokusohet në narrativën e “çlirimit sovjetik” dhe mohimin e pushtimit, ndërsa në rajonin nordik përshtat historinë e Luftës së Dytë Botërore për të nxitur dyshime dhe përçarje brenda NATO-s.

Sinjale paralajmëruese që nuk duhen injoruar

Ekspertët identifikojnë disa tregues kyç të operacioneve të ndikimit të bazuara në histori:

rritje e papritur e akuzave historike në mediat shtetërore ruse,

“zbulime arkivore” të dyshimta nga strukturat ruse,

botime zyrtare, si “Libri i Zi” i Ministrisë së Jashtme ruse kundër Finlandës dhe Suedisë,

presion diplomatik dhe ligjor,

vandalizim monumentesh dhe manipulim simbolesh historike.

Këto, sipas analizës, nuk janë veprime të izoluara, por fazë përgatitore për presion më të gjerë politik dhe strategjik.

Rrezik për kohezionin e NATO-s

Oksanen paralajmëron se objektivi final i Moskës nuk është shpërbërja e menjëhershme e NATO-s, por gërryerja graduale e kohezionit të Aleancës.

“Nëse disa vende portretizohen si historikisht ‘problematike’, solidariteti i aleatëve mund të dobësohet në heshtje”, vlerëson ai.

Çfarë duhet të bëjë NATO?

Sipas ekspertëve, NATO duhet ta njohë historinë si vektor sigurie, të reagojë kolektivisht ndaj sulmeve historike ndaj një aleati, të integrojë manipulimin historik në doktrinat kundër kërcënimeve hibride, të investojë në edukim historik, arkiva të hapura dhe komunikim strategjik proaktiv.

“Nëse historia lihet pa u kundërshtuar, një pjesë e arkitekturës sonë të sigurisë mbetet e pambrojtur”, përfundon Oksanen.

Raporti i plotë është i disponueshëm këtu: https://mpf.se/psychological-defence-agency/publications/archive/2025-12-11-history-as-a-battlefield—russias-information-war-against—-finland-2025

Tags: NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Obligacionet e Telegramit në pronësi të Rusisë me vlerë 500 milionë dollarë janë ngrirë për shkak të sanksioneve perëndimore
Next: Si SHBA-ja sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën që lundronte nën flamurin e Rusisë

A po afrohet fundi i luftës? Trump dhe Zelensky japin sinjale optimiste nga Nju Jorku 5 min read
  • Botë

A po afrohet fundi i luftës? Trump dhe Zelensky japin sinjale optimiste nga Nju Jorku

The Geopost September 23, 2026
SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën 1 min read
  • Botë

SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën

The Geopost September 22, 2026
BE-ja nuk njeh zgjedhjet ruse në Ukrainën e pushtuar, paralajmëron sanksione 3 min read
  • Botë

BE-ja nuk njeh zgjedhjet ruse në Ukrainën e pushtuar, paralajmëron sanksione

The Geopost September 22, 2026
Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin 12 min read
  • Botë
  • News

Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin

The Geopost September 21, 2026
Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi 4 min read
  • Botë
  • News

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

The Geopost September 21, 2026
Moska përballet me sulmin më të madh me dronë 1 min read
  • Botë
  • News

Moska përballet me sulmin më të madh me dronë

The Geopost September 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.