Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Presidenti finlandez: Putin donte ta bënte Ukrainën ruse, ajo u bë evropiane

The Geopost February 14, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se objektivat strategjike të Rusisë në Ukrainë kanë dështuar, duke theksuar se zhvillimet e viteve të fundit kanë prodhuar rezultate krejtësisht të kundërta nga ato që synonte Kremlini.

Duke folur për ambiciet fillestare të Moskës, Stubb u shpreh drejtpërdrejt se Rusia nuk arriti të realizojë qëllimin e saj për ta nënshtruar Ukrainën.

“Ai donte ta bënte Ukrainën ruse. Ajo u bë evropiane”, tha presidenti finlandez, duke iu referuar presidentit rus.

Sipas tij, një tjetër objektiv i dështuar i Kremlinit ishte ndalimi i zgjerimit të NATO-s. “Dëshironte të parandalonte zgjerimin e NATO-s. Finlanda dhe Suedia u bënë pjesë e aleancës”, theksoi Stubb, duke rikujtuar se pushtimi rus i Ukrainës jo vetëm që nuk e ndali zgjerimin, por përkundrazi e përshpejtoi atë, duke shtyrë dy shtete tradicionalisht neutrale drejt anëtarësimit në aleancë.

Ai nënvizoi gjithashtu se lufta ka ndikuar ndjeshëm në politikat e mbrojtjes në Evropë. Sipas tij, një ndër synimet e Moskës ishte mbajtja e shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes në vendet perëndimore.

“Dëshironte të mbante shpenzimet tona mbrojtëse të ulëta. Tani po shkojnë deri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, deklaroi ai, duke sugjeruar se agresioni rus ka prodhuar efektin e kundërt.

Duke folur për zhvillimet në terren, Stubb theksoi se përfitimet territoriale të Rusisë janë zvogëluar ndjeshëm me kalimin e kohës.

“Kur filloi lufta, Rusia mori 12 për qind të territorit ukrainas. Kjo ishte 12 vjet më parë. Që atëherë, vetëm 8 për qind. Në dy vitet e fundit, 1 për qind”, pohoi lideri finlandez, duke argumentuar se ritmi i avancimit rus është ngadalësuar ndjeshëm.

Ai përmendi edhe humbjet që, sipas tij, po pëson Rusia në front.

“Në dhjetor, Ukraina vrau 34 mijë ushtarë rusë. Ata nuk arritën t’i zëvendësonin”, deklaroi Stubb, duke theksuar koston e lartë njerëzore të konfliktit për Moskën.

Në fund të fjalës së tij, presidenti finlandez përcolli një mesazh të qartë për Kremlinin.

“Vazhdojeni atë që po bëni, dhe në fund të fundit, do të dështoni dhe Ukraina do të fitojë këtë luftë”, përfundoi ai.

The Geopost

Finnish President Stubb to Putin:

He wanted to make Ukraine Russian. It became European.

He wanted to prevent the enlargement of NATO. He got Finland and Sweden.

And he wanted to keep our defense expenditure down, and it’s now going up to 5%.

When the war began, Russia… pic.twitter.com/HOlW6V2td4

— Clash Report (@clashreport) February 13, 2026

Tags: Alexander Stubb Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: NATO-ja nis zyrtarisht misionin ‘Roja e Arktikut’
Next: Fjalimi i fuqishëm i Rubios në Mynih: Evropa është fati ynë i përbashkët, ne jemi fëmijët e Evropës

Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje 2 min read
  • Botë

Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje

The Geopost November 2, 2026
SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik 7 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik

The Geopost November 2, 2026
SHBA-ja shet 500 raketa Patriot për Ukrainën, por dërgesat pritet të nisin vetëm pas vitit 2030 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja shet 500 raketa Patriot për Ukrainën, por dërgesat pritet të nisin vetëm pas vitit 2030

The Geopost November 1, 2026
Kallas thotë se rikthimi i mundshëm i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës ruse 2 min read
  • Botë
  • News

Kallas thotë se rikthimi i mundshëm i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës ruse

The Geopost November 1, 2026
Zelenskyy në Turqi: Ukraina dëshiron që armët turke të testohen kundër Rusisë 7 min read
  • Botë
  • News

Zelenskyy në Turqi: Ukraina dëshiron që armët turke të testohen kundër Rusisë

The Geopost November 1, 2026
Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të sulmeve ruse 4 min read
  • Botë
  • News

Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të sulmeve ruse

The Geopost November 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.