Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

NATO-ja nis zyrtarisht misionin ‘Roja e Arktikut’

The Geopost February 13, 2026 3 min read
Share the news

NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut.

Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të NATO-s, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me të ardhmen politike të Grenlandës. Kur u përmend për herë të parë muajin e kaluar, disa diplomatë i thanë Radios Evropa e Lirë se një mision i mundshëm në Arktik mund të ishte një rrugëdalje nga një krizë në rritje.

Pas një takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar në Davos të Zvicrës, u ra dakord që NATO-ja të luajë një rol më të madh rreth Grenlandës, për të zmbrapsur ndërhyrjet e mundshme kineze dhe ruse rreth ishullit dhe në Arktik në përgjithësi.

Gjatë një konference për media në Bruksel më 11 shkurt, Rutte tha se “për herë të parë do ta sjellim nën një komandë të vetme gjithçka që bëjmë në Arktik. Jo vetëm që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi, por do të shohim edhe se cilat janë boshllëqet dhe do t’i mbushim ato”, duke shtuar se “këtë e bëjmë sepse kemi një ndjenjë të qartë se rusët dhe kinezët po bëhen gjithnjë e më aktivë atje”.

Në një komunikatë për media lidhur me nisjen e misionit, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, Alexus Grynkewich, tha se “Roja a Arktikut vë në pah përkushtimin e aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga zonat që në aspektin strategjik janë më të rëndësishme dhe më sfiduese nga aspekti mjedisor në botë”, duke shtuar se misioni do të “shfrytëzojë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Lartë të mbeten të sigurt”.

Deri më tani nuk janë publikuar detaje se sa shtete të NATO-s janë të përfshira në mision apo edhe për nivelin e trupave, edhe pse aleanca ushtarake perëndimore ka konfirmuar se misioni është “shumëdimensional”, që nënkupton se do të përfshijë ajrin, detin dhe tokën.

NATO ka bërë gjithashtu të ditur se stërvitja Qëndresa e Arktikut e Danimarkës, së bashku me 11 vende të tjera evropiane anëtare të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në dhe përreth Grenlandës, si dhe stërvitja e ardhshme e titulluar Përgjigja e Akullt në veri të Norvegjisë dhe Finlandës, që përfshin 25.000 ushtarë, përfshirë trupa amerikane, do të jenë pjesë e misionit Roja e Arktikut.

Shtatë nga tetë vendet e quajtura “arktike” janë anëtare të NATO-s, me vetëm Rusinë që bën përjashtim.

me Rusinë si përjashtimin më të dukshëm. Dhe ndonëse aktualisht ujërat rreth Grenlandës nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë kur akulli i Detit Arktik shkrihet dhe hapen rrugë të reja detare.

Misioni Roja e Arktikut vjen pasi NATO ka formuar misione të ngjashme në vitin 2025 që janë ende në zhvillim e sipër në Detin Baltik – si përgjigje ndaj sabotimit të dyshuar rus të kabllove nënujore – dhe në krahun lindor të aleancës, pas inkursioneve me dronë rusë në Poloni në shtator të vitit të kaluar.

The Geopost

Tags: Danimarka Grenlanda SHBA

Continue Reading

Previous: Trump paralajmëron Iranin për pasoja “shumë traumatike” nëse dështon marrëveshja bërthamore
Next: Presidenti finlandez: Putin donte ta bënte Ukrainën ruse, ajo u bë evropiane

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Arrestohet një kineze në selinë e NATO-s në Belgjikë, dyshohet për spiunazh 3 min read
  • Botë

Arrestohet një kineze në selinë e NATO-s në Belgjikë, dyshohet për spiunazh

The Geopost July 27, 2026
Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

The Geopost July 27, 2026
SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

The Geopost July 26, 2026
Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë

The Geopost July 26, 2026
Lufta po e zbraz arkën e Rusisë: Deficiti rritet, shkurtohen fondet për teknologjinë 3 min read
  • Botë
  • News

Lufta po e zbraz arkën e Rusisë: Deficiti rritet, shkurtohen fondet për teknologjinë

The Geopost July 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.