Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Në mungesë të pajisjeve, rusët në fushëbetejë me kuaj – ukrainasit i sulmojnë me dronë

The Geopost December 24, 2025 2 min read
Share the news

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video që ka ngjallur reagime të shumta, ku shfaqet një sulm i pazakontë i trupave ruse ndaj pozicioneve mbrojtëse ukrainase – këtë herë duke lëvizur mbi kuaj.

Sipas njoftimit të bërë nga Batalioni i 5-të i Sulmit i Brigadës së Pavarur të Sulmit 92, ushtarët ukrainas kanë identifikuar një grup forcash ruse që po i afroheshin vijës së frontit duke përdorur kuaj, për shkak të mungesës së mjeteve ushtarake dhe pajisjeve.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Brigadës 92 në Facebook thuhet se humbjet e mëdha të pajisjeve gjatë ofensivave kanë detyruar trupat ruse të përdorin mjete primitive lëvizjeje.

“Okupatorët rusë po humbin pajisjet kaq shpejt gjatë ‘sulmeve të tyre masive’ saqë janë të detyruar të lëvizin mbi kuaj. Por as kjo nuk u ndihmon – operatorët e dronëve të Batalionit të 5-të i neutralizojnë sapo vërehen”, thuhet në reagim.

Pozicionet ukrainase, të mbrojtura nga dronët, kanë ndalur sulmin, ndërsa grupi i kalorësve nuk ka arritur të depërtojë. Videoja ka shkaktuar komente të shumta edhe brenda vetë Ukrainës.

Ushtari dhe aktivisti ukrainas, Mikola Voroshnov, ka shkruar se fillimisht e kishte menduar pamjen si një shaka ose produkt të inteligjencës artificiale, por më pas ishte konfirmuar nga pilotët e dronëve.

“Kjo është e çmendur. Mendova se ishte shaka, por jo. Më vjen keq për kuajt, definitivisht”, ka shkruar ai.

Kujtohet se më herët mediat kishin raportuar se, për shkak të mungesës së mjeteve logjistike, trupat tokësore ruse kanë përdorur edhe gomarë për transport në vijën e frontit, duke theksuar vështirësitë gjithnjë e më të mëdha të ushtrisë ruse në terren./TheGeoPost.

Ukrainian FPV drone strikes against Russian cavalry. pic.twitter.com/yK8Bj6hSez

— Clash Report (@clashreport) December 22, 2025

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Rreth 4,000 sulme me dronë ukrainas të regjistruara në territorin rus në vitin 2025
Next: Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë

Pas gati 4 vitesh lufte, Rusia është e varfëruar dhe e dobësuar në skenën botërore 7 min read
  • Botë

Pas gati 4 vitesh lufte, Rusia është e varfëruar dhe e dobësuar në skenën botërore

The Geopost February 22, 2026
Për herë të parë ushtria amerikane transporton nga ajri një reaktor bërthamor 3 min read
  • Botë

Për herë të parë ushtria amerikane transporton nga ajri një reaktor bërthamor

The Geopost February 22, 2026
Mbrojtja ajrore ruse me vlerë 75 milionë dollarë shkatërrohet ndërsa Ukraina sulmon pozicione të shumta ruse në Zaporizhzhia 3 min read
  • Botë

Mbrojtja ajrore ruse me vlerë 75 milionë dollarë shkatërrohet ndërsa Ukraina sulmon pozicione të shumta ruse në Zaporizhzhia

The Geopost February 21, 2026
Çfarë dëshiron Kremlini që ju të besoni rreth luftës së tij kundër Ukrainës 6 min read
  • Botë

Çfarë dëshiron Kremlini që ju të besoni rreth luftës së tij kundër Ukrainës

The Geopost February 21, 2026
Sulmi kibernetik ndaj hekurudhave gjermane — pjesë e luftës hibride të Kremlinit 2 min read
  • Botë

Sulmi kibernetik ndaj hekurudhave gjermane — pjesë e luftës hibride të Kremlinit

The Geopost February 20, 2026
Tensionet SHBA–Iran: A mund të ketë konflikt? 5 min read
  • Botë

Tensionet SHBA–Iran: A mund të ketë konflikt?

The Geopost February 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.