Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Sulmi kibernetik ndaj hekurudhave gjermane — pjesë e luftës hibride të Kremlinit

The Geopost February 20, 2026 2 min read
Share the news

Operatori hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn, është goditur nga një sulm kibernetik masiv, i cili ka paralizuar përkohësisht disa nga sistemet kryesore të kompanisë.

Autoritetet gjermane dhe ekspertët e sigurisë kibernetike nuk përjashtojnë mundësinë që pas këtij sulmi të qëndrojnë grupe hakerash të lidhura me Rusinë.

Si pasojë e një serie sulmesh të tipit DDoS (Distributed Denial of Service), sistemi i rezervimit të biletave dhe shërbimet e informacionit për pasagjerët dolën jashtë funksioni. Kjo situatë shkaktoi vonesa, konfuzion dhe ndërprerje të ndjeshme në funksionimin e infrastrukturës hekurudhore, e cila konsiderohet kritike për transportin dhe ekonominë e Gjermanisë, një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Sipas burimeve të specializuara në fushën e sigurisë kibernetike, karakteristikat teknike të sulmit dhe mjetet e përdorura përkojnë me modele të mëparshme operacionesh të atribuara grupeve hakerash të mbështetura ose të kontrolluara nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Në këtë kontekst përmenden veçanërisht grupet APT28 dhe NoName057(16), të cilat janë lidhur më herët me sulme të ngjashme ndaj institucioneve dhe infrastrukturës kritike në vendet perëndimore.

Sulm kibernetik në shkallë të gjerë ndaj Deutsche Bahn, dyshohet për përfshirje të hakerëve rusë

Këto veprime janë pjesë e strategjisë hibride të Rusisë, e cila synon destabilizimin e shteteve anëtare të Bashkimi Evropian përmes ndërhyrjeve kibernetike, dezinformimit dhe presionit indirekt. Qëllimi kryesor i operacioneve të tilla është minimi i besimit të publikut në institucionet shtetërore dhe krijimi i një ndjenje pasigurie, kaosi dhe cenueshmërie në shoqëri.

Ndërprerjet në funksionimin e rrjetit hekurudhor nuk prekin vetëm transportin e përditshëm të pasagjerëve, por kanë ndikim edhe në sektorë të tjerë strategjikë. Infrastruktura hekurudhore luan një rol kyç në logjistikën ushtarake dhe në zinxhirët e furnizimit tregtar, çka e bën atë një objektiv të ndjeshëm në kontekstin e tensioneve aktuale gjeopolitike.

Sulmi kibernetik ndaj Deutsche Bahn shihet si një vazhdim i masave hibride të Kremlinit kundër Evropës, në një kohë kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore mbeten të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.

The Geopost

Tags: Gjermania Rusia

Continue Reading

Previous: Tensionet SHBA–Iran: A mund të ketë konflikt?
Next: Çfarë dëshiron Kremlini që ju të besoni rreth luftës së tij kundër Ukrainës

BE-ja drejt ndryshimit historik: 11 vende kërkojnë t’i jepet fund vetos “obstruktive” në politikën e jashtme 4 min read
  • Botë

BE-ja drejt ndryshimit historik: 11 vende kërkojnë t’i jepet fund vetos “obstruktive” në politikën e jashtme

The Geopost September 1, 2026
Vizita e shefit të CIA-s në Moskë dhe dështimi i diplomacisë sekrete të Kremlinit 10 min read
  • Botë

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë dhe dështimi i diplomacisë sekrete të Kremlinit

The Geopost September 1, 2026
Evropianët kundërshtojnë rikthimin e Rusisë në G20 – refuzuan të bënin foto me ministrin Anton Siluanov 3 min read
  • Botë

Evropianët kundërshtojnë rikthimin e Rusisë në G20 – refuzuan të bënin foto me ministrin Anton Siluanov

The Geopost September 1, 2026
Eurodeputeti polak paralajmëron për kërcënimin rus: Nuk po përballemi më vetëm me luftë hibride 4 min read
  • Botë

Eurodeputeti polak paralajmëron për kërcënimin rus: Nuk po përballemi më vetëm me luftë hibride

The Geopost September 1, 2026
Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin 2 min read
  • Botë

Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin

The Geopost September 1, 2026
Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve 3 min read
  • Botë

Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve

The Geopost September 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.