Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit

The Geopost April 8, 2026 4 min read
Share the news

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për një armëpushim dyjavor, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

Gjatë kësaj kohe, palët pritet të zhvillojnë bisedime për një marrëveshje për paqe të përhershme.

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet nga anë e mbanë botës për armëpushimin e përkohshëm:

BASHKIMI EVROPIAN

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti armëpushimin dyjavor midis Shtetet e Bashkuara dhe Iran, duke thënë se ai do t’i ulë tensionet.

“E mirëpres armëpushimin dyjavor për të cilin SHBA-ja dhe Irani u pajtuan mbrëmë. Ai sjell uljen e tensioneve, që është shumë e nevojshme” tha ajo, duke shtuar se është thelbësore që negociatat të vazhdojnë për një zgjidhje të qëndrueshme.

GJERMANIA

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjithashtu e përshëndeti armëpushimin në luftën në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një përfundim përfundimtar të konfliktit.

Qëllimi tani është “të negociohet një fund i qëndrueshëm i luftës në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë.

“Kjo mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë”.

Ai shtoi se Gjermania do të kontribuojë “për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

FRANCA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshëndeti armëpushimin, duke e quajtur marrëveshjen “gjë shumë e mirë”.

“Presim që në ditët dhe javët në vijim ajo të respektohet plotësisht në të gjithë rajonin dhe të lejojë zhvillimin e negociatave”, tha Macron në fillim të një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Dëshira jonë është të sigurohemi që armëpushimi të përfshijë plotësisht edhe Libanin”, shtoi ai.

MBRETËRIA E BASHKUAR

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.

“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer në një deklaratë.

“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.

SPANJA

Spanja thotë se njerëzimi iu afrua katastrofës me ultimatumit të Trump ndaj Iranit

Bota iu afrua “rrezikshëm shumë” një katastrofe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërronte qytetërimin iranian në ultimatumit e tij ndaj Teheranit, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, pas shpalljes së armëpushimit.

Ai i tha radios RNE se ultimatum i Trump ishte “absolutisht i papranueshëm për njerëzimin” dhe se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka përfunduar përfundimisht.

“Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht”, shtoi ai.

KINA

Kina tha se e mirëpret armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit.

“Kina mirëpret që palët përkatëse njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë për rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme.

EGJIPTI

Egjipti, i cili javët e fundit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e mesazheve midis SHBA-së dhe Iranit, e mirëpriti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim dyjavor.

Në një telefonatë gjatë natës me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, “shprehu vlerësimin e tij të thellë për këtë hap të rëndësishëm amerikan për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe për të nisur një proces serioz negociatash amerikano-iraniane”.

Ministria e Jashtme tha se armëpushimi është një “mundësi thelbësore që duhet shfrytëzuar për të hapur rrugën për negociata” dhe theksoi se Egjipti është i përkushtuar të “vazhdojë përpjekjet e palodhura” së bashku me Pakistanin dhe Turqinë.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i tij ka dalë fitues nga lufta SHBA-Iran pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dolën fituese nga një luftë që sinqerisht kërkuam ta shmangnim”, tha këshilltari presidencial Anëar Gargash në një postim në X.

“Sot jemi të përgatitur të lundrojmë në një peizazh të koklavitur rajonal me më shumë burime, një kuptim më të thellë dhe një kapacitet më të fortë për të ndikuar dhe formësuar të ardhmen”, shtoi ai.

TURQIA

Turqia bëri thirrje që të gjitha palët ta respektojnë armëpushimin e arritur midis SHBA-së dhe Iranit.

“Ne këmbëngulim që armëpushimi i përkohshëm të zbatohet plotësisht në terren dhe shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen marrëveshjes”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Tags: Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit
Next: Armëpushim i brishtë në Lindjen e Mesme

Militarizimi i fëmijëve në territoret e pushtuara: Si shndërrohen në mjete lufte për Rusinë 2 min read
  • Botë

Militarizimi i fëmijëve në territoret e pushtuara: Si shndërrohen në mjete lufte për Rusinë

The Geopost April 16, 2026
NATO planifikon 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

NATO planifikon 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

The Geopost April 16, 2026
SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit 2 min read
  • Botë

SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit

The Geopost April 15, 2026
Ukraina dhe Gjermania bien dakord për paketën mbrojtëse prej 4 miliardë eurosh, përfshirë raketat Patriot dhe prodhimin e dronëve 3 min read
  • Botë

Ukraina dhe Gjermania bien dakord për paketën mbrojtëse prej 4 miliardë eurosh, përfshirë raketat Patriot dhe prodhimin e dronëve

The Geopost April 15, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit godet industrinë kineze, rriten kostot dhe pasiguria 3 min read
  • Botë

Kriza në Ngushticën e Hormuzit godet industrinë kineze, rriten kostot dhe pasiguria

The Geopost April 14, 2026
Raporti i inteligjencës amerikane: Rusia mbetet kërcënimi kryesor global 2 min read
  • Botë

Raporti i inteligjencës amerikane: Rusia mbetet kërcënimi kryesor global

The Geopost April 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.