Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vuçiq me ironi ndaj SHBA-së: As me Rubion, as me Shën Pjetrin nuk do ta njoh Kosovën

The Geopost March 1, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me ironi dhe tone përçmuese ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke deklaruar se nuk do të bisedonte për Kosovën “as me Rubion e as me Shën Pjetrin”.

Deklarata u bë gjatë një qëndrimi në Astana, ku Vuçiq u pyet nga gazetarët për pretendimet e ish-diplomatit serb Nebojsha Vujoviq, lidhur me një dokument të supozuar amerikan për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vujoviq kishte pohuar se gjatë një vizite në Washington, ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i ishte paraqitur një dokument nga Rubio, që sipas tij lidhej me njohjen e Kosovës.

Vuçiq i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke minimizuar edhe takimin mes Gjuriqit dhe Rubios, të cilin e cilësoi si “krejt rastësor”.

Ai përdori gjuhë ironike dhe fyese ndaj Vujoviqit, duke theksuar se nuk ka asnjë gatishmëri për diskutime mbi Kosovën me askënd.

“Nuk më shkon ndër mend të pranoj çfarëdo lloj njohjeje të Kosovës. Nuk jam unë Nebojsha Vujoviq që do ta shisja çdo pjesë të territorit. Nuk më shkon në mendje që, jo me Marko Rubion, por as me Shën Pjetrin të bisedoj për Kosovën. Kosova është Serbi, ka qenë dhe do të jetë, dhe këtu përfundon”, tha Vuçiq.

Nga ana tjetër, Vujoviq deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve Beta se presidenti serb, sipas tij, është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur sanksione të mundshme amerikane për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe shkelje të sundimit të ligjit.

Sipas Vujoviqit, njohja e Kosovës nga Serbia do të kishte rëndësi të veçantë për presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa Vuçiq, shtoi ai, do të fitonte kohë për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Kosova Marco Rubio Serbia

Continue Reading

Previous: Alarm në Moskë: Dronët ukrainas po depërtojnë gjithnjë e më thellë në territorin rus
Next: Kanale pro-ruse në Telegram thërrasin për sulm ndaj bazës Bondsteel në Kosovë

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.