Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit në Ukrainë

The Geopost May 25, 2026 2 min read
Share the news

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e diel, 24 maj, Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë të cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.

“Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë, në çdo rrethanë, të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar”.

Ambasadorit rus iu dorëzua një notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij.

Kujtojmë se sulmet ndodhen mbrëmjen e së shtunës, 23 maj, duke goditur kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo.

Në një intervistë, Filo bëri me dije se situata ka qenë e vështirë, pasi sulmi ka zgjatur për disa orë dhe është shoqëruar me përdorim të dronëve dhe raketave të ndryshme.

“Sulmi ka filluar në orën 22:00 të mbrëmjes së kaluar dhe ka zgjatur deri në orën 06:30 të mëngjesit. Ishte një nga sulmet më të forta që ka ndodhur qëkur kemi hapur ambasadën vitin e kaluar me dronë dhe raketa nga më të ndryshmet, Iskander, Zirkon… deri tek Oreshnik. Ka qenë një sulm masiv që ka vazhduar për orë të tëra.”, u shpreh ambasadori për TVKlan.

Filo tha se vetëm fasada ka pësuar dëmtime, por ndërtesa është akoma e banueshme.

Ai shtoi gjithashtu se ka pasur kontakte dhe ka marrë mbështetje nga institucionet ukrainase, ndërsa thekson se trupi diplomatik do të vijojë të qëndrojë në Kiev.

“Më kanë marrë në telefon, janë interesuar dhe më kanë dhënë mbështetje. Kanë shprehur solidaritetin dhe falenderimin që ne jemi këtu. Dhe ne u japim atë mesazhin që i gjithë trupi diplomatik do të qëndrojë këtu për t’i dhënë mesazhin edhe Ukrainës se ne jemi me ta dhe do të qëndrojmë me ta sa të jetë e nevojshme”, deklaroi Filo.

The GeoPost

Tags: Rusia Shqipëria

Continue Reading

Previous: Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë
Next: Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026
Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026
Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kroacia paralajmëron aleatët perëndimorë, Jandrokoviq: Serbia po armatoset edhe me armë sulmuese

The Geopost August 26, 2026
Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Palmer paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan: Zvarritja e integrimit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.