Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Simbole nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri – mes flamujve serbë edhe flamuri rus me ikonë fetare

The Geopost May 22, 2026 1 min read
Share the news

Maturantët serbë në pjesën veriore të Mitrovicë kanë organizuar defilenë tradicionale të fundvitit shkollor, e cila u shoqërua me muzikë, ndezje të flakadanëve dhe shfaqje simbolesh nacionaliste.

Nxënësit e njërit prej gjimnazeve në veri të qytetit parakaluan nëpër rrugët kryesore të Mitrovicës së Veriut, ndërsa gjatë festimeve u panë flamuj serbë dhe rusë të valëvitur nga pjesëmarrësit.

Manifestimi u mbajt në Sheshin “Knez Lazar”, ku maturantët festuan nën tingujt e trumbetave dhe muzikës festive. Në mesin e simboleve të ekspozuara është vërejtur edhe një flamur rus me ikonën e Jezu Krishtit, gjë që tërhoqi vëmendje gjatë organizimit të aktivitetit.

Atmosfera u karakterizua nga ndezja e flakadanëve dhe grumbullimi i një numri të madh të të rinjve, ndërsa qytetarë të shumtë ndoqën defilenë përgjatë rrugëve të veriut të qytetit.

Sipas raportimeve të KoSSev, aktiviteti u zhvillua në kuadër të festimeve tradicionale të maturës në veri të Mitrovicës, të cilat organizohen çdo vit nga maturantët serbë.

Ngjarja vjen në një kohë kur situata politike dhe simbolika nacionaliste në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten tema të ndjeshme në opinionin publik dhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The GeoPost

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kosovo Sever portal/KoSSev (@kossevportal)

Tags: Veriu i Kosovës

Continue Reading

Previous: Rreth 200 milionë euro të ardhura për kompaninë kineze Shandong në Serbi, ndërkohë që kontraktohen biznese të reja
Next: BE i jep Shqipërisë 21 milionë euro për forcimin e mbrojtjes

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi 6 min read
  • Ballkan
  • News

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

The Geopost November 27, 2026
Kush është Radomir Saiçiq, kandidati për president të Serbisë nga Lëvizja Studentore? 4 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është Radomir Saiçiq, kandidati për president të Serbisë nga Lëvizja Studentore?

The Geopost November 27, 2026
Prelleviq: Dokumentacioni i Sky ECC nga Franca mund të zbulojë lidhjet mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të SNS-së 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Prelleviq: Dokumentacioni i Sky ECC nga Franca mund të zbulojë lidhjet mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të SNS-së

The Geopost November 27, 2026
Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes 6 min read
  • Ballkan
  • News

Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes

The Geopost November 27, 2026
Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës? 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

The Geopost November 27, 2026
Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro 4 min read
  • Ballkan

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro

The Geopost November 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.