Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

BE i jep Shqipërisë 21 milionë euro për forcimin e mbrojtjes

The Geopost May 23, 2026 2 min read
Share the news

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se Shqipëri ka siguruar një tjetër mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri bëri të ditur se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të programit European Peace Facility, me vlerë prej 21 milionë eurosh.

Sipas tij, me këtë vendim, mbështetja totale e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes arrin në 49 milionë euro.

Paketa e re e asistencës përfshin furnizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si dhe trajnim dhe mbështetje operacionale për personelin ushtarak.

Ministri Nufi e cilësoi vendimin si një vlerësim konkret për seriozitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë si partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai theksoi se Shqipëria vazhdon të luajë rol aktiv përkrah aleatëve dhe partnerëve evropianë në çështjet e sigurisë, duke kontribuar në arkitekturën e mbrojtjes kolektive.

Sipas ministrit, ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon edhe një herë angazhimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe rrit besueshmërinë e saj si partner i qëndrueshëm në mbrojtjen dhe sigurinë rajonale.

Mbështetja e re financiare vjen në një periudhë kur vendet e rajonit dhe aleatët evropianë po intensifikojnë investimet në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në rritjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë.

The GeoPost

Tags: BE NATO Shqipëria

Continue Reading

Previous: Simbole nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri – mes flamujve serbë edhe flamuri rus me ikonë fetare
Next: SHBA publikon raportin për Ballkanin: Kosova mbetet faktor kyç për sigurinë rajonale

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së 2 min read
  • Ballkan

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.