Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Shea: S’dua të vdesë pa e parë Kosovën në NATO

The Geopost March 25, 2026 2 min read
Share the news

27 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovës, ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO.

Sipas tij, nuk duhet të lejohet që çështja e mosnjohjes nga disa vende ta bllokojë progresin e Kosovës. Ka theksuar se intervenimi ushtarak i NATO-s nuk kishte alternativë tjetër.

“Kosova ishte një tregim suksesi”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve në Kosovë, Jamie Shea.

Derisa ka kujtuar kohën e intervenimit të NATO-së gjatë luftës në Kosovë, ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të arrihej konsensusi për të bërë një gjë të tillë.

“27 vjet më vonë, jam shumë i lumtur që NATO-ja e bëri atë fushatë ajrore. Nuk ka qenë e lehtë as të arrihej konsensusi për ta bërë një gjë të tillë dhe operacioni ushtarak ka qenë i vështirë dhe i komplikuar siç e din secili në Kosovë. Por 27 vjet më vonë, unë mendoj se ishte gjëja e duhur për ta bërë. Ishte e nevojshme. Politikisht i justifikueshme. Moralisht një intervenim i justifikuar. Ishte një intervenim i nevojshëm për ta ndalur një katastrofë humanitare në Kosovë”, tha Shea.

Në intervistën për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Shea ka pohuar se në atë kohë kishte dyshime nëse fushata ajrore do të ishte e suksesshme dhe se kishte diskutime për një operacion tokësor.

Por, sipas tij, falë suksesit të operacionit kjo nuk ishte e nevojshme.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, po ashtu ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës në aspektin e sigurisë pas çlirimit të saj.

Ai shprehu dëshirën që të mos vdesë pa e parë Kosovën në NATO.

“Do të isha sigurisht shumë i irrituar nëse e lë këtë botë pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Mendoj se Aleancës së NATO-s i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për Kosovën. Nuk mund të lejojmë që çështja e mosnjohjes nga disa aleatë tanë që ta bllokojë progresin. Në vështrimin tim, nuk ka ndonjë arsye që Kosova mos të jetë anëtare e plotë e Partneritetit për Paqe”, tha Shea.

E derisa u pyet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë 27-vjet pas përfundimit të luftës, kur edhe situata gjeopolitike në botë nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, Shea ka thënë se Serbia nuk po kërcënohet nga askush.

Në 27-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ajrore ndaj ish-Jugosllavisë, ai tha se intervenimi ushtarak i NATO-s nuk kishte alternativë tjetër.

Tags: Jamie Shea Kosova NATO

Continue Reading

Previous: Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës
Next: Spiunazh apo sabotim: Pse hakerat rusë po synojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë?

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.