Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

SHBA-ja në OKB: Ka përfunduar koha e UNMIK-ut në Kosovë

The Geopost October 21, 2026 2 min read
Share the news

Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka deklaruar se progresi afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Bruce u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.

“Paqja midis Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm esenciale. Presidenti Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Në këtë drejtim, u bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog”, deklaroi Bruce, raporton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se progresi afatgjatë duhet të vijë nga vetë Kosova dhe Serbia.

“Progresi afatgjatë do të vijë nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit”, tha ajo.

Bruce kërkoi gjithashtu mbylljen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), duke argumentuar se mandati i tij nuk i përgjigjet më realitetit aktual në vend.

Sipas saj, Kosova e sotme dallon ndjeshëm nga ajo e vitit 1999, ndërsa prania e KFOR-it, Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe agjencive të tjera të OKB-së ofron mekanizma më të përshtatshëm për kryerjen e detyrave që kanë mbetur në mandatin e UNMIK-ut.

“Ne vëzhgojmë me një mision të tejkaluar. Nuk mund të pretendojmë se misioni ka ndonjë rol të konsiderueshëm në qeverisjen e Kosovës”, tha Bruce.

Ajo e cilësoi UNMIK-un si një mision me shumë staf, por pa paqeruajtës, duke vlerësuar se vazhdimi i tij, pasi e ka përfunduar punën, nuk i ndihmon askujt dhe mund t’i dëmtojë grupet e cenueshme.

Bruce kritikoi edhe pamundësinë e Këshillit të Sigurimit për të rishikuar mandatin e misionit, duke e cilësuar këtë si shenjë të mosfunksionimit të sistemit të OKB-së.

“Paaftësia jonë për të rishikuar mandatin e përhershëm të UNMIK-ut është një shenjë paralajmëruese serioze e mosfunksionimit të sistemit të OKB-së, është paaftësia jonë për të vepruar kur momenti e kërkon veprimin”, deklaroi ajo.

Në përfundim, përfaqësuesja amerikane theksoi se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjedhë mes vazhdimit të misionit dhe administrimit më të mirë të burimeve të Kombeve të Bashkuara.

“Koha e këtij misioni ka përfunduar”, përfundoi Bruce.

The GeoPost

Tags: Kosova KS i OKB SHBA UNMIK

Continue Reading

Previous: Kongresistët amerikanë i kërkojnë Trumpit sqarime për këshilltarët e tij që punuan për Dodikun në Republika Srpska
Next: Pas letrës së Brnabiq, Parlamenti Evropian deklaron se nuk do ta ndryshojë delegacionin për zgjedhjet në Serbi

Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

Në KS të OKB-së, Franca kërkon llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë

The Geopost October 21, 2026
Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin? 3 min read
  • Ballkan

Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin?

The Geopost October 21, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin 1 min read
  • Ballkan

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

The Geopost October 21, 2026
Pavarësisht kritikave të BE-së, Vuçiq e thotë me krenari: Kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë 2 min read
  • Ballkan

Pavarësisht kritikave të BE-së, Vuçiq e thotë me krenari: Kurrë nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë

The Geopost October 21, 2026
Eurodeputeti austriak i reagon Brnabiqit: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti austriak i reagon Brnabiqit: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

The Geopost October 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.