Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kongresistët amerikanë i kërkojnë Trumpit sqarime për këshilltarët e tij që punuan për Dodikun në Republika Srpska

The Geopost October 21, 2026 3 min read
Share the news

Një grup kongresistësh amerikanë i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të sqarojë nëse Shtëpia e Bardhë kishte dijeni për angazhimin e dy këshilltarëve të tij të lartë politikë në Republika Srpska, në prag të zgjedhjeve të 4 tetorit.

Në një letër të datës 16 tetor, të drejtuar Trumpit, kongresistët shprehin shqetësimin për rolin e James Blair dhe Chris LaCivita, të cilët, sipas raportimeve të The New York Times, udhëtuan në Republika Srpska për të këshilluar qeverinë e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës për çështje që lidhen me votimin.

Sipas letrës, të dy këshilltarët, të cilët mbajnë pozita brenda organizatës politike të Trumpit, janë paguar me qindra mijëra dollarë për shërbimet e tyre.

Kongresistët kërkojnë të dinë nëse administrata amerikane kishte dijeni për këtë angazhim dhe nëse Shtetet e Bashkuara, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, kanë ndikuar në orientimin politik të zgjedhjeve në një vend tjetër.

Në letër thuhet se Blair dhe LaCivita qëndruan disa ditë në Republika Srpska, ku ofruan këshilla për çështjet zgjedhore përmes një firme ligjore me bazë në Washington, të angazhuar nga qeveria e këtij entiteti.

Sipas kongresistëve, qeveria pro-ruse e Republika Srpskas kërkonte të forconte kontrollin mbi pushtetin përpara zgjedhjeve, ndërsa këshilltarët amerikanë ofruan këshilla për makineritë e reja të votimit që do të përdoreshin në procesin zgjedhor.

Letra përmend gjithashtu deklaratat e liderit të Republika Srpskas, Milorad Dodik, i cili pas fitores zgjedhore kishte falënderuar Trumpin dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Kongresistët ngrenë pikëpyetje edhe për marrëdhëniet financiare të personave të afërt me administratën Trump me qeverinë e Republika Srpskas. Sipas tyre, lobistë dhe operatorë politikë të lidhur me Trumpin dhe aleatët e tij kanë marrë më shumë se katër milionë dollarë nga kjo qeveri që nga fillimi i vitit të kaluar.

Në dokument përmendet edhe takimi i Zheljka Cvijanoviqit në Shtëpinë e Bardhë me Susie Wiles, si dhe pretendimi se takimi ishte organizuar nga Alex Garcia, një lobist që kishte punuar më parë me Blairin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.

Kongresistët i kanë kërkuar Trumpit që deri më 23 tetor të përgjigjet në pesë pyetje, përfshirë nëse këshilltarët e tij kishin kërkuar udhëzime nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit apo ambasada amerikane në Sarajevë përpara udhëtimit.

Ata kërkojnë gjithashtu sqarime nëse zyrtarët e administratës kishin dijeni për angazhimin e këshilltarëve dhe nëse pagesat për këshillimin zgjedhor ishin në përputhje me mbështetjen amerikane për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Në fund të letrës, kongresistët theksojnë se Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë kërkuar që qytetarët e vendeve të tjera të vendosin vetë për të ardhmen e tyre politike, duke paralajmëruar se ndërhyrjet e tilla mund të dëmtojnë besueshmërinë amerikane.

BREAKING: 105 US lawmakers, led by Lawmaker Raja Krishnamoorthi, write to FBI Chief Kash Patel to investigate the foiled shooting plot at an Illinois Hindu temple as a “potential federal hate crime”; Point to rising “online hostility toward Indians…” https://t.co/Jluzo43dIZ

— Sidhant Sibal (@sidhant) October 20, 2026

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Shtatë kongresmenë amerikanë akuzojnë Vuçiqin për përpjekje për manipulim të zgjedhjeve

Shtatë kongresmenë amerikanë akuzojnë Vuçiqin për përpjekje për manipulim të zgjedhjeve 1 min read
  • Ballkan

Shtatë kongresmenë amerikanë akuzojnë Vuçiqin për përpjekje për manipulim të zgjedhjeve

The Geopost October 21, 2026
Mujanoviq: Serbia është bërë një shtet pothuajse vasal i Rusisë dhe Kinës 1 min read
  • Ballkan

Mujanoviq: Serbia është bërë një shtet pothuajse vasal i Rusisë dhe Kinës

The Geopost October 20, 2026
Fehlinger i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Më sfidove në debat televiziv, e pranova, tani po tërhiqesh 2 min read
  • Ballkan

Fehlinger i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Më sfidove në debat televiziv, e pranova, tani po tërhiqesh

The Geopost October 20, 2026
Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë

The Geopost October 20, 2026
Përgjimet në Serbi: Pegasus zbulohet në telefonin e rektorit të Universitetit të Beogradit 4 min read
  • Ballkan

Përgjimet në Serbi: Pegasus zbulohet në telefonin e rektorit të Universitetit të Beogradit

The Geopost October 20, 2026
Kompania serbe që dërgoi ekskavatorë në “Çaciland” fitoi kontratë 1.1 milion euro nga NIS-i 4 min read
  • Ballkan

Kompania serbe që dërgoi ekskavatorë në “Çaciland” fitoi kontratë 1.1 milion euro nga NIS-i

The Geopost October 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.