Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Krimineli serb Nikolla Shainoviq, i dënuar për krime lufte në Kosovë, thirret në emisione në RTS-në e Vuçiqit

The Geopost March 26, 2026 2 min read
Share the news

Televizioni publik i Serbisë (RTS) i cili është pro regjimit të Aleksander Vuçiqit, është shndërruar edhe në televizion që promovon persona të dënuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Bëhet fjalë për Nikolla Shainoviqin, i cili është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me 18 vite burg për krimet e kryera kundër popullësisë civile në Kosovë dhe për shkelje të zakoneve të luftës.

Amil Grbovic, funksionar në Mal të Zi, ka bërë një krahasim mes Shainoviqit dhe politikanit famëkeq gjerman Joachim von Ribbentrop, i cili kishte shërbyer si ministër i jashtëm i Gjermanisë naziste.

“Imagjinoni Joachim von Ribbentropin të shfaqet si i ftuar në televizionin gjerman në vitet 1970 të shekullit të kaluar, duke folur se si pushtimi i Aleatëve i njohur si “D-Day” ishte i paligjshëm, ose se si sovjetikët, të paprovokuar nga asgjë, sulmuan Berlinin në vitin 1945… kjo është e njëjta situatë”, ka shkruar Grbovic duke komentuar daljen e Shainovic në RTS.

Ai ka thënë se “Simfonia e çmendurisë në Serbi nuk ndalet”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti, Naim Leo Besiri, duke thënë se në një vend ku një kriminel lufte ftohet për të folur për bombardimet që vetë i kishte shkaktuar, s’ka shumë vend për shpresë.

“Një vend ku një kriminel lufte i dënuar është i ftuar në RTS ditën kur filluan bombardimet, të cilat ai vetë i shkaktoi, ka pak për të shpresuar”, ka shkruar ai.

Besiri ka thënë se Shainovic ishte dënua për krime të kryera sistematikisht nga forcat e RFJ-së dhe Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës përmes veprimeve të gjera dhe të koordinuara.

“Fshatra dhe qytete u granatuan dhe u dogjën, civilë u vranë ose u rrahën, popullsia u frikësua dhe u detyrua të largohej nga shtëpitë e tyre, prona dhe vendet fetare u plaçkitën dhe u shkatërruan, ndërsa kolona njerëzish u drejtuan me forcë drejt kufijve dhe u dëbuan nga Kosova; gjykata zbuloi se këto modele nuk ishin incidente të izoluara, por pjesë e një politike të organizuar persekutimi që përfshinte dëbime, transferime me forcë, vrasje dhe akte të tjera çnjerëzore kundër popullsisë civile”, ka shkruar Beshiri në reagimin e tij.

Zamislite Joakima fon Ribentropa kako gostuje na njemačkoj TV 70-ih godina prošlog vijeka i govori o tome kako je saveznička invazija poznata kao “Dan D” nelegalna, nelegitimna, ili kako su Sovjeti ničim izazvani jurišali na Berlin 1945. godine…ovo je ista situacija.

Simfonija… https://t.co/Z62duZHClC

— Amil Grbovic (@AmilGrbovic) March 25, 2026

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Spiunazh apo sabotim: Pse hakerat rusë po synojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë?
Next: Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Të paktën pesë shtete të BE-së po e bllokojnë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Të paktën pesë shtete të BE-së po e bllokojnë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit

The Geopost July 5, 2026
Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026
KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

The Geopost July 4, 2026
Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 2 min read
  • Ballkan
  • News

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 4, 2026
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit 5 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit

The Geopost July 4, 2026
Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.