Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, vlerëson se protestat studentore në Serbi kanë potencial për të çuar drejt ndryshimeve politike, por shpreh dyshime nëse ato do të arrijnë të rrëzojnë pushtetin aktual, për shkak të kontrollit të fortë që presidenti Aleksandar Vuçiq ushtron mbi proceset politike dhe zgjedhore.
Në platofrmën Peacefare, Serwer shkruan se Vuçiq është i njohur për mënyrën se si i neutralizon protestat popullore, përmes shkarkimeve simbolike të ministrave, thirrjes së zgjedhjeve të reja dhe manipulimit të procesit zgjedhor, pa e vënë realisht në rrezik pushtetin e tij.
Sipas tij, Vuçiq nuk do të përsërisë gabimin e Slobodan Millosheviqit duke lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por do të jetë edhe më i kujdesshëm për të siguruar rezultatin.
Duke komentuar veprimet e fundit të pushtetit në Serbi, përfshirë ndalimet ndaj kritikëve dhe mobilizimet simbolike si “Çacilandi”, Serwer thekson se këto janë pjesë e një strategjie për të garantuar “rrezik zero” për mbijetesën politike të Vuçiqit.
Sa i përket qëndrimit të Bashkimit Evropian, Serwer shprehet kritik ndaj mungesës së presionit më të fortë ndaj regjimit serb, por thekson se BE-ja nuk duhet të “mbajë anën e studentëve”, por të mbrojë vlerat e veta. Sipas tij, sundimi i ligjit dhe demokracia duhet të kenë përparësi ndaj interesave si litiumi, stabiliteti artificial apo frika nga ndikimi rus.
Duke folur për përpjekjet e Vuçiqit për t’u afruar me presidentin amerikan Donald Trump, përmes tentativës për t’ia shitur ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm (Generalštab) dhëndrit të tij, Jared Kushner, Serwer vlerëson se tërheqja nga kjo marrëveshje mund të tregojë një ftohje të marrëdhënieve me Uashingtonin. Ai e sheh këtë si një zhvillim pozitiv, pasi, sipas tij, redukton mundësinë që sundimi i ligjit dhe demokracia të “shiten” për interesa afatshkurtra.
Në lidhje me konceptin e ashtuquajtur “botë serbe”, Serwer paralajmëron se bëhet fjalë për një version të modernizuar të projektit të “Serbisë së Madhe”, i cili, sipas tij, sjell rrezik destabilizimi, vdekje dhe shkatërrim në Ballkan, njësoj si në vitet ’90.
Profesori amerikan shton se kjo qasje do t’i mbyllë Serbisë perspektivën evropiane dhe do të rrezikojë sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.
Sa i përket së ardhmes së rajonit në vitin 2026, Serwer shprehet pesimist, duke parashikuar ngecje të mëtejshme të marrëdhënieve rajonale. Ai e sheh shpresën kryesore për përparim tek anëtarësimi në BE i Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa vlerëson se Serbia ka zgjedhur një rrugë shumë më të ngadaltë.
Sa i përket luftës në Ukrainë, Serwer nuk pret një fund të shpejtë. Ai thotë se mund të ketë armëpushim ose marrëveshje, por beson se Ukraina do të vazhdojë rezistencën ndaj agresionit rus, duke theksuar se një fitore e shpejtë e Kievit është e pamundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara./TheGeoPost.

Skandali në aeroportin e Malit të Zi – kriminelët dhe ish-policët serbë në të njëjtin mision
Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi
Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë
Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë