Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

The Geopost September 9, 2026 2 min read
Share the news

Disa persona që thonë se janë serbë dhe se po luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë janë shfaqur në disa video-incizime duke dërguar mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe duke paralajmëruar se “së shpejti” do të vijnë nga fronti.

Videot janë shpërndarë nga Bojan Kalakoviq, ndërsa në njërën prej tyre përmendet edhe Daut Haradinaj (David) nofka që e ka pasur në luftë gjatë vitit 1998-99.

Në pamjet e publikuara shihen disa persona, ndërsa njëri prej tyre flet para kamerës dhe një tjetër prezantohet si rus.

Ata thonë se ndodhen në një zonë lufte.

“Po përgatitemi për Kosovën e shenjtë, të shohim çfarë do të ndodhë kur të vijmë atje nga ky front. Siç thonë, gjithçka do të jetë Rusi, vetëm Kosova Serbi. Na prisni, së shpejti po vijmë dhe atëherë do të shohim kush jeni ju e kush jemi ne”, dëgjohet duke thënë njëri prej tyre.

Në video u dërgohen përshëndetje serbëve në Serbi, Republikën Srpska dhe Kosovë, si dhe atyre që, sipas tyre, i mbështesin luftëtarët serbë që ndodhen në anën ruse.

“Besoni, nuk do të zgjasni edhe shumë ju që ruani bizneset tuaja të vogla, që e mbështesni atë Vuçiq dhe atë bandë që po e shkatërron edhe Serbinë, edhe popullin serb. Tradhtar më të madh nuk kemi pasur”, deklaron ai.

Në fund të një prej incizimeve dëgjohet edhe thirrja: “Serbia dhe Rusia, vëllezër përgjithmonë”.

Në videot e shpërndara përmendet edhe Daut Haradinaj, megjithatë nga materialet e siguruara nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur identiteti i të gjithë personave që shfaqen, vendndodhja e tyre, koha e regjistrimit.

https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2026/09/73342c2c-6d48-4b06-b9ac-e9ce4a5d7cef.mp4

 

https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2026/09/9c4dd10e-2f99-4699-81f1-2d9fad8781fb.mp4

 

https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2026/09/c7faa1e3-2555-48a9-94c6-19488e95475e.mp4
Tags: Kosova Serbia Ukraina

Continue Reading

Previous: Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë
Next: Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së 3 min read
  • Ballkan

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së

The Geopost September 9, 2026
Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë

The Geopost September 9, 2026
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit 5 min read
  • Ballkan

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026
Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit 4 min read
  • Ballkan

Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.