Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Senati i Nju-Jorkut miraton Rezolutë të posaçme për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

The Geopost February 8, 2026 2 min read
Share the news

Senati i shtetit të Nju-Jorkut ka miratuar një Rezolutë të posaçme me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke nderuar datën historike të 17 shkurtit 2008.

Dokumenti, i sponsorizuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe i mbështetur nga dhjetëra bashkë-sponsorë nga të dy partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara, përfaqëson një nderim zyrtar institucional për shtetin e Kosovës dhe rrugëtimin e tij si një nga vendet më të reja në Evropë.

Rezoluta vlerëson progresin e Kosovës në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe demokratike, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Në dokument, Senati i Nju-Jorkut vë në pah edhe rolin e komunitetit kosovar në këtë shtet, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin kulturor, ekonomik dhe shoqëror të qytetit dhe më gjerë në shtetin e Nju-Jorkut.

Gjatë procesit të votimit, shumica dërrmuese e senatorëve u bashkuan për të njohur rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e saj në promovimin e vlerave demokratike, si dhe përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në rajon.

Rezoluta rikujton historinë e pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë periudhën e luftës së viteve 1998–1999, ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund dhunës dhe represionit, si dhe procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore pas luftës. Po ashtu, dokumenti nënvizon rrënjët e thella historike të Kosovës, që nga periudha e Dardanisë së lashtë.

Senati i Nju-Jorkut thekson se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë krenarë për arritjet e deritanishme në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e mundësive ekonomike për të ardhmen.

Në përmbyllje, organi legjislativ i shtetit të Nju-Jorkut shpreh urimet e tij për popullin e Kosovës, duke e cilësuar Republikën e Kosovës si mik, partner dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rezoluta mbyllet me një mesazh të qartë simbolik, duke theksuar se Senati i Nju-Jorkut ndalon punimet për të përkujtuar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke nderuar të kaluarën, duke njohur të tashmen dhe duke pritur me optimizëm të ardhmen e vendit.

The Geo Post

Tags: Kosova Pavaresia e Kosoves SHBA

Continue Reading

Previous: Serbia vazhdon arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me akuza të rreme për “krime lufte”
Next: Senatorja amerikane Shaheen: Duhet të rivendosen sanksionet ndaj Milorad Dodik

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Paunoviq është nga Peja dhe i njeh krimet – deklaratat e saj tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur

The Geopost July 16, 2026
Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”? 6 min read
  • Ballkan

Si e komentojnë serbët në Kosovë deklaratën e ministres Paunoviq për “spastrimin etnik”?

The Geopost July 16, 2026
Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit 1 min read
  • Ballkan

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

The Geopost July 16, 2026
Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq 2 min read
  • Ballkan

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq 1 min read
  • Ballkan

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

The Geopost July 16, 2026
Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne 2 min read
  • Ballkan

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.