Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi

The Geopost November 12, 2026 3 min read
Share the news

Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington, Luke Zahner, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Serbi nuk do të zhduket me largimin e Aleksandar Vuçiqit nga pushteti, ndërsa ka theksuar se ndryshimi i udhëheqjes politike nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe transformimin e sistemit.

Në një intervistë për Telegrafin, Zahner ka thënë se Moska ka ndërtuar rrjete të konsoliduara politike, ekonomike, energjetike, kulturore dhe informative në Serbi, të cilat mund t’i mbijetojnë edhe një ndryshimi të pushtetit në Beograd.

“Ndikimi i Rusisë në Serbi shkon shumë përtej marrëdhënies së saj me Aleksandar Vuçiqin. Ai ka rrënjë të thella në rrjetet politike, ekonomike, energjetike, kulturore, informative dhe në fusha të tjera, shumë prej të cilave do t’i mbijetojnë këtij ndryshimi të qeverisë”, ka deklaruar Zahner.

Sipas tij, nuk është realiste të pritet që ndikimi i Moskës të zhduket brenda natës, pavarësisht ndryshimeve eventuale në udhëheqjen politike të Serbisë.

Zahner ka vlerësuar se një qeveri e re do të ketë mundësinë të rishikojë raportet me Rusinë dhe të zvogëlojë varësinë strategjike nga Moska, veçanërisht nëse synon seriozisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai ka përmendur varësinë energjetike, qëndrimin ndaj sanksioneve dhe ndikimin rus në hapësirën informative si disa prej çështjeve ku Beogradi duhet të marrë vendime të rëndësishme.

Në këtë kontekst, ish-diplomati amerikan ka theksuar se Serbia nuk mund të vazhdojë pafundësisht të ndjekë integrimin evropian, ndërkohë që ruan afërsinë strategjike me Moskën.

Duke komentuar zhvillimet e brendshme politike në Serbi dhe rolin e lëvizjes studentore, Zahner ka shprehur optimizëm të kujdesshëm për mundësinë e një transformimi demokratik, por ka paralajmëruar se largimi i një partie nga pushteti nuk garanton ndryshimin e sistemit politik.

Ai ka vlerësuar se lëvizja studentore ka arritur të ndryshojë debatin politik në Serbi, duke mobilizuar qytetarë nga prejardhje të ndryshme rreth kërkesave për luftimin e korrupsionit, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.

Sipas Zahnerit, kjo është diçka që opozita tradicionale serbe nuk kishte arritur ta bënte për vite me radhë.

“Lëvizja studentore ka arritur diçka që opozita tradicionale e Serbisë e kishte pasur të vështirë dhe kishte dështuar ta bënte për vite me radhë: e ndryshoi debatin politik”, ka thënë ai.

Megjithatë, Zahner ka tërhequr një paralele me periudhën pas rrëzimit të Slobodan Millosheviqit në vitin 2000, kur pritjet e mëdha për ndryshim demokratik u përballën me rrjete të konsoliduara politike, dobësi institucionale dhe forca regresive.

“Mposhtja e një partie të konsoliduar në pushtet nuk është e njëjta gjë me transformimin e sistemit politik”, ka theksuar ai.

Sipas tij, sfida kryesore për udhëheqjen e re do të jetë që ndryshimi të mos kufizohet vetëm në zëvendësimin e një grupi politikanësh me një tjetër.

“Diversiteti politik i lëvizjes studentore mund të jetë njëkohësisht forcë dhe sfidë, pasi pajtimi për reformat demokratike nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim për politikat ekonomike, marrëdhëniet me jashtë apo çështjen e Kosovës”, u shpreh Zahner.

Tags: Kosova Luke Zahner Serbia

Continue Reading

Previous: Lavrov pret vazhdimësinë e partneritetit strategjik me Serbinë: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve
Next: Eksperti amerikan paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut

Eksperti amerikan paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut 3 min read
  • Ballkan

Eksperti amerikan paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut

The Geopost November 12, 2026
Lavrov pret vazhdimësinë e partneritetit strategjik me Serbinë: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve 1 min read
  • Ballkan

Lavrov pret vazhdimësinë e partneritetit strategjik me Serbinë: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve

The Geopost November 12, 2026
Njeriu i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, largohet drejt Turqisë në kohën e arrestimeve në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Njeriu i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, largohet drejt Turqisë në kohën e arrestimeve në Serbi

The Geopost November 11, 2026
Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti

The Geopost November 11, 2026
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit

The Geopost November 11, 2026
Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë

The Geopost November 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.