Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka shprehur pritjen që qeveria e re e Serbisë të sigurojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Moskës dhe Beogradit.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se Lavrov ia ka përcjellë këtë qëndrim Aleksandar Vulinit, kryetarit të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë shtetërore serbe “Srbijagas”.
“Rusia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj të gjitha marrëveshjeve të saj, të kaluara dhe të tashme. Shpresojmë që qeveria e re të sigurojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik Rusi-Serbi”, thuhet në mesazhin e publikuar nga diplomacia ruse.
Deklarata e Lavrovit vjen në një kohë kur vëmendja është përqendruar te zhvillimet politike në Serbi dhe drejtimi që do të marrë qeveria e re në raport me Moskën.
Me këtë mesazh, diplomacia ruse ka shprehur pritjen që ndryshimet eventuale politike në Beograd të mos ndikojnë në marrëdhëniet strategjike dhe marrëveshjet ekzistuese ndërmjet dy vendeve.
💬 FM #Lavrov to Chairman of the Supervisory Board of Srbijagas Aleksandar #Vulin:
Russia remains fully committed to all its agreements, past & present.
🤝 We hope the new government will ensure continuity in #RussiaSerbia strategic partnership.
https://t.co/T5OhqGZfrn https://t.co/r99xcTb68a
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) November 11, 2026

Eksperti amerikan paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut
“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi
Njeriu i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq, largohet drejt Turqisë në kohën e arrestimeve në Serbi
Çanak: Vuçiqi do të vazhdojë të ketë ndikim në Serbi edhe pas largimit nga pushteti
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit
Mikhail Bogachek propozohet për ambasador të ri amerikan në Kosovë