Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Policia e Kosovës zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë – autori në Serbi

The Geopost June 30, 2026 2 min read
Share the news

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar një lidhje mes dy kërcënimeve të rreme për bombë që kishin në shënjestër Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke dyshuar se pas tyre qëndron i njëjti autor i telefonatave, i lokalizuar në Serbi.

Sipas njoftimit zyrtar, më 30 qershor rreth orës 07:48, Qendra Operative e Policisë së Kosovës ka pranuar një telefonatë nga një person që fliste në gjuhën serbe, i cili ka pretenduar në mënyrë të rreme se në objektin e Stacionit të Autobusëve ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Menjëherë pas sinjalizimit, njësitë policore kanë evakuuar qytetarët dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese, njësia K9, hetuesit policorë, zjarrfikësit, autoambulanca dhe Drejtoria e Emergjencave e Komunës së Prishtinës.

Pas kontrollit të detajuar, nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes dhe stacioni është rikthyer në funksion normal.

Lidhur me rastin, prokurori kompetent ka autorizuar inicimin e procedurës për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është i ndërlidhur me një kërcënim të ngjashëm të ndodhur më 22 qershor, ku ishte synuar i njëjti objekt. Hetimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë zbuluar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefoni në Serbi.

Sipas Policisë së Kosovës, analizat teknike dhe provat elektronike të siguruara e forcojnë dyshimin për lidhjen mes dy rasteve, të cilat tashmë janë pjesë e procedurës hetimore.

Policia ka theksuar se posedon kapacitete të avancuara në hetimet kibernetike dhe gjurmimin e komunikimeve kriminale, duke shtuar se autorët e tillë nuk mbeten anonimë.

Në fund, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe qetësinë në vend.

The GeoPost

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Xhandarmëria serbe këndon këngë nacionaliste për Kosovën para Vuçiqit dhe Daçiqit
Next: Vrasjen e Ivanoviqit, kontrabandë me armë, sulmi në Banjskë… ndërsa Vuçiq thotë se Milan Radoiçiq nuk është kriminel

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje

The Geopost July 17, 2026
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

The Geopost July 17, 2026
Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat 2 min read
  • Ballkan
  • News

Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat

The Geopost July 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.