Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se pezullimi i mundshëm i fondeve nga Bashkimi Evropian është mjeti më efektiv për të ushtruar presion ndaj autoriteteve në Beograd.
Në një reagim në rrjetin social X, Picula theksoi se përkeqësimi i situatës demokratike në Serbi kërkon ndryshim të qasjes së BE-së.
“Forcimi i represionit ndaj qytetarëve, shtypja e lirisë së medias, kolapsi i gjyqësorit dhe integriteti i zgjedhjeve janë arsye që BE të ndryshojë jo vetëm narrativën ndaj Beogradit zyrtar, por edhe politikën e mbështetjes ndaj regjimit”, shkroi ai.
Sipas tij, pezullimi i fondeve të kushtëzuara të BE-së mbetet “mesazhi i vetëm” që regjimi i Aleksandar Vuçiq e merr seriozisht.
Deklaratat e Piculës kanë nxitur reagimin e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.
Në një postim në X, Brnabiq akuzoi Piculën se po kërkon ndërprerjen e fondeve që, sipas saj, shkojnë për projekte jetike për qytetarët.
“Mesazhi i tij për Pashkë është se dëshiron më pak para për Serbinë – për shkolla, spitale, mjedis, rrugë dhe hekurudha – vetëm sepse qytetarët mbështesin Aleksandar Vuçiqin dhe duan të vendosin vetë se kush do ta udhëheqë vendin”, tha ajo.
Portali evropian Politiko publikoi informacion se Serbia përballet me mundësinë e humbjes së deri në 1.5 miliardë eurove nga fondet e BE-së dhe se Komisioni Evropian po shqyrton ndërprerjen e tyre për shkak të regresit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni Evropian është ende duke vlerësuar nëse Serbia i plotëson kushtet për “pagesa sipas instrumenteve financiare të BE-së”.
“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi, nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit deri te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në median e pavarur”, i tha ajo portalit Politiko me seli në Bruksel.
The Geopost
Jačanje represije nad građanima, gušenje medijskih sloboda, urušavanje pravosuđa i integriteta izbora su razlozi da EU promijeni ne samo narativ prema službenom Beogradu nego prije svega politiku podilaženja Vučićevom režimu.
Moguća obustava jasno kondicioniranih sredstva iz…
— Tonino Picula (@TPicula) April 11, 2026

Inteligjenca amerikane: Irani ka mijëra raketa balistike të fshehura në objekte nëntokësore
Konferencë në Prishtinë për luftën kundër dezinformimit: Demokracitë rezistente në epokën e informacionit
182 ukrainas kthehen në shtëpi pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë para Pashkëve
BE-ja po shqyrton masa të ashpra ndaj Serbisë për shkak të vazhdimit të bashkëpunimit me Rusinë
Nga lufta te kriza ekonomike: Bie ndjeshëm mbështetja për Putinin
Zgjedhjet në Hungari nën hijen e ndikimit rus, në pikëpyetje e ardhmja evropiane e Budapestit