Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ministria e Jashtme e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

The Geopost July 13, 2026 3 min read
Share the news

Katër shtetas të Kosovës janë përballur me procedura penale në Serbi që nga viti 2025 nën akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i cilëson këto raste si të pabazuara ligjërisht dhe me prapavijë politike, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë.

Në katër raste janë iniciuar procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës që nga viti 2025, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas së cilës, rastet lidhen me akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

Për rastin e fundit të arrestimit në Serbi të kosovarit Osman Selmani, i cili u ndalua në pikën kufitare në Mutivodë, Ministria thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka informuar vendet e QUINT-it dhe ka kërkuar ndikimin e tyre tek autoritetet serbe.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në fillim të vitit 2026.

Në shkurt, personi me inicialet M.LL. u arrestua në kufirin Kroaci–Serbi, ndërsa u lirua në muajin prill.

MPJD-ja këto arrestime i ka vlerësuar si të pabazuara ligjërisht dhe me prapavijë politike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë.

“MPJD-ja vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, duke pasur parasysh rastet e përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Edhe avokati Arianit Koci, i cili është marrë drejtpërdrejt me raste të tilla, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes edhe me postimet në rrjetet sociale.

Ai përmend rastin e Avdi Memçajt, i cili, sipas tij, ndodhet në paraburgim tash e dy muaj vetëm për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale.

“Kisha ba një apel që me pas kujdes në rrjete sociale si po shprehen, për shkak se e keni rastin e Avdi Memçajt, i cili veç për komunikim përmes rrjeteve sociale Serbia e ka ndalë. Më 20 maj dhe gati më shumë se dy muaj është në burg. Pra, asnjë veprim tjetër nuk e ka ba”, ka thënë Koci.

Koci ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet të sillen qytetarët në rast se ndalohen nga autoritetet serbe.

“Duhet me iu bind urdhrave të policisë, për shkak se ata munden me marrë masa radikale. E dyta, me tentu m’u sjell sa më mirë edhe me raportu rastin. Telefonat, policia kohëve të fundit po kërkon me i hap. Telefonin askush nuk ka të drejtë me ta hapë pa urdhër të gjykatës. Ata po i kushtëzojnë, po iu thonë: ‘Na tash të marrim, të arrestojmë, të majmë një muaj ditë në Beograd, ma mirë hape nëse s’ke kurgjo, ta shohim çka ka’. Janë në mënyrë eksplicite duke kërkuar nëse ka ndonjë shenjë të UÇK-së, pasi për ta ajo është organizatë terroriste. Çdo rast që po më raportohet po e identifikoj personin, por në mënyrë të pavarur nuk mundem me i vërtetu pretendimet e tyre, nuk kam mekanizma”, ka deklaruar ai.

MPJD-ja nuk ka ofruar shifra se sa kosovarë janë arrestuar nga autoritetet serbe këtë vit dhe vitin e kaluar

Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

The GeoPost

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Profesorët serbë: Vuçiq po përdor pensionet dhe represionin për të ruajtur pushtetin – pse po hesht Brukseli?
Next: Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 2 min read
  • Ballkan
  • News

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023

The Geopost August 16, 2026
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën 4 min read
  • Ballkan
  • News

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

The Geopost August 16, 2026
Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

The Geopost August 15, 2026
Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

The Geopost August 15, 2026
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

The Geopost August 14, 2026
Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem 7 min read
  • Ballkan
  • News

Matiq: Për pushtetin në Beograd shërbimi sekret rus është autoritet suprem

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.