Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për gjykim të drejtë në Gjykatën Speciale në Hagë

The Geopost February 12, 2026 3 min read
Share the news

Me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim është votuar një rezolutë e përgatitur nga një grup ekspertësh dhe e mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykim të drejtë për të akuzuarit.

Ky ishte vendimi i parë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, pas themelimit të organit ligjvënës një ditë më parë.

Para votimit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan që rezolutës t’i shtohet edhe një pikë përmes së cilës do të kërkohej zbardhja e vrasjeve para dhe pas luftës.

Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja, dhe Përparim Gruda nga kjo parti tha se tekstin e rezolutës vetëm e kanë mbështetur dhe nuk e kanë përpiluar ata.

LDK më pas nuk mori pjesë në votim.

Një nga pikat e rezolutës, e cila nuk ka peshë detyruese, kërkohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që “ në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi”.

Gruda tha se rezoluta vjen pas shqetësimeve për shkelje të të drejtave të të akuzuarve në Hagë.

Përmes rezolutës, i bëhet thirrje Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuara që të zbatojnë standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të të akuzuarve, “përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Ky dokument thotë që shtetet mbështetëse dhe financuese të Gjykatës Speciale marrin përgjegjësi për shkeljet që ndodhin në Gjykatën në Hagë.

Aty po ashtu konfirmohet zotimi i Kosovës për mbështetjen financiare të të akuzuarve në mbështetje të mbrojtjes së tyre.

Më herët gjatë ditës, edhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë për pafajësinë e ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Miratimi i rezolutës në Kosovë dhe deklaratës në Shqipëri vjen në kohën kur në Hagë gjykimi ndaj ish-katër eprorëve të UÇK-së është në kilometrin e fundit dhe aktualisht po mbahen fjalët përmbyllëse.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit mohojnë akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Që kur ka nisur gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së më 2023, në Kosovë e shtete të tjera janë mbajtur protesta në mbështetje të tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Tags: Gjykata Speciale Hagë Kubendi i Kosovës

Continue Reading

Previous: Tendenca e Dodikut: Rinegocimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit
Next: Mercenari serb që luftoi për Rusinë në Ukrainë publikon sulme me dronë në TikTok

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.