Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbetet platforma kryesore për ndikimin rus dhe kinez në Ballkan.
Në një lidhje direkte në emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Joseph ka folur për ndikimin e Rusisë në rajon, raportet e Beogradit me Moskën, si dhe për aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se Rusia ka vepruar vazhdimisht në mënyrë oportuniste në Ballkan, duke shfrytëzuar veçanërisht marrëdhëniet e saj me Serbinë.
“Le të mos harrojmë që nëse po flasim për testimin e NATO-s dhe kufijtë e NATO-s, ka tre vende në Ballkan që s’janë anëtare të NATO-s: Serbia, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina”, ka thënë Joseph.
Sipas tij, pikërisht Serbia ka rëndësinë më të madhe si platformë për ndikimin rus dhe kinez në rajon.
“Është Serbia që është më sinjifikative si platformë për influencën dashakeqe ruse dhe kineze në rajon”, ka deklaruar ai.
Joseph ka komentuar edhe ceremoninë me nderime shtetërore për Ratko Mladiqin, duke e cilësuar atë si një hap të madh prapa për Serbinë.
Ai ka kritikuar faktin që, sipas tij, ambasadori rus dhe ministra serbë morën pjesë në nderimin e Mladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.
“Ky është një hap shumë mbrapa i Serbisë në rajon dhe Rusia do të përpiqet të përfitojë avantazh”, ka thënë Joseph.
Sipas tij, një veprim i tillë dëmton edhe aspiratat e Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.
“Ky është një hap i turpshëm nga ana e Serbisë dhe shpresoj që të gjithë në Tiranë dhe qeverinë shqiptare të jenë duke e parë dhe të shikojnë se sa sinjifikative është kjo, dhe çfarë hapi mbrapa është ky i Serbisë në ambicien për të qenë pjesë e BE-së”, ka deklaruar Joseph.

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit