Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj funeralit të Ratko Mladiqit, duke e përshkruar ceremoninë si një “galeri banditësh” dhe figurash anti-amerikane, të udhëhequra, sipas tij, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Wilson ka bërë një paralele mes Mladiqit dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke i cilësuar të dy si kriminelë lufte.
“Funerali është një galeri banditësh e përbërë nga anti-amerikani Vuçiq dhe figura nga regjimi rus. Populli serb meriton më mirë. Ata meritojnë sundimin e ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Wilson.
Reagimi i kongresistit amerikan vjen pas ceremonisë së varrimit të Mladiqit në Serbi, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë dhe mënyrës se si figura e tij është trajtuar në publik.
Për funeralin ka raportuar edhe “The New York Times”, duke e përshkruar ngjarjen me titullin: “Mijëra serbë mblidhen për të vajtuar Ratko Mladiqin, ‘Kasapin boshnjak’”.
Sipas raportimit të gazetës amerikane, Qeveria e Serbisë ka insistuar se funerali ishte një çështje private, pavarësisht se në të morën pjesë ministra të qeverisë dhe se ceremonia u mbulua gjerësisht nga mediat shtetërore.
“Qeveria këmbënguli që funerali ishte një çështje private, edhe pse ministrat e qeverisë morën pjesë dhe media shtetërore e mbuloi me lëvdata kriminelin e dënuar të luftës”, raportoi “The New York Times”.
Mladiq ishte dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Funerali i tij në Serbi ka rikthyer debatet për glorifikimin e figurave të dënuara për krime lufte dhe raportin e Beogradit me të kaluarën e luftërave të viteve ’90.
The GeoPost
Mladic was a war criminal. Putin is a war criminal. The funeral is a rogues gallery of anti-American Vucic and Russian regime figures. The Serbian people deserve better. They deserve rule of law and free and fair elections.
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 7, 2026

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit