Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

The Geopost June 12, 2026 2 min read
Share the news

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është hapur ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e cila sjell para publikut një rrëfim vizual të periudhës së pasluftës dhe viteve të para të rindërtimit të vendit.

Ekspozita është organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, dhe paraqet fotografi të realizuara gjatë viteve 2000 dhe 2001 nga fotografi dokumentar britanik Nick Sidle.

Përmes objektivit të tij, dokumentohen jo vetëm aktivitetet e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, por edhe përditshmëria e qytetarëve, sfidat e periudhës së pasluftës, procesi i rindërtimit dhe shpresat e një shoqërie që po dilte nga pasojat e konfliktit.

Fotografitë e ekspozuara ofrojnë një pasqyrë të rrallë të realitetit të Kosovës në vitet e para pas çlirimit, duke kapur momente të bashkëpunimit mes komuniteteve lokale dhe trupave ndërkombëtare, si dhe transformimet që po ndodhnin në vend në atë periudhë.

Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, i cili kishte ndihmuar në sigurimin e qasjes dhe organizimin e ekspozitës në fillim të viteve 2000-2001, si dhe në aktivitetet e organizuara në kuadër të 25-vjetorit të KFOR-it në Kosovë.

Duke folur para të pranishmëve, Robertson tha se ngjarjet e Kosovës mbeten ndër kujtimet më të rëndësishme të jetës së tij politike.

“Çlirimi i Kosovës ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime dhe vizita ime e parë atje pas çlirimit ishte një moment i rëndësishëm në të gjithë karrierën time të gjatë politike. Kjo ekspozitë dhe këto fotografi të jashtëzakonshme, së bashku me historitë që ato bartin, përmbledhin një nga periudhat më të paharrueshme të Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Robertson.

Ai vlerësoi se ekspozita ka vlerë të veçantë historike, edukative dhe frymëzuese, duke ofruar një mundësi për brezat e rinj që të njihen me sfidat dhe zhvillimet që shënuan Kosovën në vitet e para të lirisë.

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” do të qëndrojë e hapur për vizitorët në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, duke ofruar një udhëtim përmes fotografive që dokumentojnë një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e Kosovës moderne.

The GeoPost

Tags: KFOR Kosova Lord Robertson NATO

Continue Reading

Previous: NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë
Next: Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje

The Geopost July 17, 2026
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

The Geopost July 17, 2026
Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat 2 min read
  • Ballkan
  • News

Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat

The Geopost July 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.