Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Hoxha-Gjuriq me qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën, Shqipëria hap konsullatë në Bujanoc

The Geopost April 19, 2026 2 min read
Share the news

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal.

Pas takimit, ministri Hoxha bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X” se bisedimet u përqendruan në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut dhe projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik.

“Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke vlerësuar rolin e tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të stabilitetit rajonal”, u shpreh Hoxha.

Një nga temat e rëndësishme të takimit ishte edhe hapja e një përfaqësie konsullore shqiptare në Serbi, konkretisht në Bujanoc.

Ministri shqiptar e vlerësoi pozitivisht gatishmërinë e palës serbe për këtë hap.

“Në këtë kuadër, mirëprita gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc”, deklaroi ai.

Hoxha theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe nevojën për të shmangur retorikat e tensionuara, duke e konsideruar bashkëpunimin si rrugën kryesore drejt integrimit evropian.

“Nënvizova domosdoshmërinë për të ruajtur, thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke lënë mënjanë retorikat e panevojshme dhe joproduktive”, u shpreh ministri.

Ai rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë mbi dialogun Kosovë–Serbi, duke e cilësuar atë si të vetmen rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Gjithashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë mbi rëndësinë vendimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke”, theksoi Hoxha.

The Geopost

Tags: Marko Gjuriq Shqiperi

Continue Reading

Previous: “Njerëzit kanë frikë prej teje”: Influencuesja ruse sfidon Vladimir Putin – videoja që ndezi debatin mbi frikën në Rusi
Next: Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Opozita në Serbi: Vuçiqi ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan

Opozita në Serbi: Vuçiqi ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

The Geopost June 4, 2026
Policia e Malit të Zi publikon fotografitë e grupit nga Serbia: Mbështetës të Vuçiqit dhe persona të akuzuar për dhunë 7 min read
  • News

Policia e Malit të Zi publikon fotografitë e grupit nga Serbia: Mbështetës të Vuçiqit dhe persona të akuzuar për dhunë

The Geopost June 4, 2026
Detyra speciale për llogari të Vuçiqit – kush janë kriminelët e ndaluar në Mal të Zi? 6 min read
  • News

Detyra speciale për llogari të Vuçiqit – kush janë kriminelët e ndaluar në Mal të Zi?

The Geopost June 4, 2026
Alarmi për “veprim hibrid”: Policia e Malit të Zi bllokon në aeroport dhe dëbon 90 persona të ardhur nga Beogradi 2 min read
  • Ballkan

Alarmi për “veprim hibrid”: Policia e Malit të Zi bllokon në aeroport dhe dëbon 90 persona të ardhur nga Beogradi

The Geopost June 3, 2026
Akuzat dhe dosjet sekrete: Rasti i Marta Kosit e rikthen në fokus trashëgiminë e UDBA-së 18 min read
  • News

Akuzat dhe dosjet sekrete: Rasti i Marta Kosit e rikthen në fokus trashëgiminë e UDBA-së

The Geopost June 3, 2026
Gara me dronë: Si e ripërcaktoi teknologjia mbrojtëse e Ukrainës luftën e Rusisë 6 min read
  • News

Gara me dronë: Si e ripërcaktoi teknologjia mbrojtëse e Ukrainës luftën e Rusisë

The Geopost June 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.