Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Hovenier: Sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve duhet dhënë llogari

The Geopost June 30, 2023 1 min read
Share the news

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në ngjarjet në veri duhet të japin llogari, mirëpo nuk ka nevojë për polici speciale në kryerjen e funksioneve të rëndomta.

“Ka rrethana që kërkojnë njësite të specializuara policore me pajisje të specializuara që kryejnë detyra të specializuara. Nuk do të kundërshtoj këtë dhe pajtohem me këtë. Ne i dënojmë sulmet kundër KFOR-it; i dënojmë sulmet kundër Policisë së Kosovës; i dënojmë sulmet kundër gazetarëve”, ka thënë Hovenier, në Rubikon në Klan Kosova.

“Nëse e keni lexuar raportin e bisedës telefonike të Sekretarit Blinken me Presidentin Vuçiq të hënën, edhe ai e theksoi se ata që sulmuan KFOR-in duhet të japin llogari. E, do të thosha të njëjtën gjë edhe për policinë dhe gazetarët, natyrisht. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet polici e specializuar që kryejnë funksione të rëndomta”, ka theksuar ambasadori amerikan.

Continue Reading

Previous: Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Next: Alarmohen terroristet e “Severna Brigada”: Largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake 2 min read
  • Ballkan

SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake

The Geopost February 11, 2026
Transparency International: Presion politik dhe mungesë transparence, Serbia po rrëshqet në indeksin e korrupsionit 3 min read
  • Ballkan

Transparency International: Presion politik dhe mungesë transparence, Serbia po rrëshqet në indeksin e korrupsionit

The Geopost February 10, 2026
NATO kërkon nga Serbia përgjegjësi të plotë për sulmin e armatosur në Banjskë 4 min read
  • Ballkan

NATO kërkon nga Serbia përgjegjësi të plotë për sulmin e armatosur në Banjskë

The Geopost February 10, 2026
Gallup: Kosova ndër pesë vendet me opinionin më pozitiv për Trump – Serbia kryeson për vlerësimin e Putinit 2 min read
  • Ballkan

Gallup: Kosova ndër pesë vendet me opinionin më pozitiv për Trump – Serbia kryeson për vlerësimin e Putinit

The Geopost February 10, 2026
Propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut 5 min read
  • Ballkan

Propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut

The Geopost February 10, 2026
Deri kur Dodik do ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë pa u ndëshkuar? 5 min read
  • Ballkan

Deri kur Dodik do ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë pa u ndëshkuar?

The Geopost February 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.