Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Gjatë festimit të Krishtlindjeve ortodokse, serbët shfaqin simbole nacionaliste provokuese në Graçanicë dhe Shillovë

The Geopost January 6, 2026 2 min read
Share the news

Gjatë festimeve të Krishtlindjeve ortodokse, në disa zona me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë Graçanicën dhe fshatin Shillovë të Gjilanit, janë shënuar raste të shfaqjes së simboleve dhe mesazheve nacionaliste.

Sipas pamjeve dhe informatave të publikuara në rrjete sociale, gjatë grumbullimeve festive janë parë flamuj dhe simbole me përmbajtje nacionaliste, të cilat janë drejtërdrejtë provokuese.

Në një video të publikuar në platformën sociale “Telegram”, të rinjt serbë shihen me një kamion “ushtarak”, teksa valvisin flamurin serb.

https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2026/01/t.me-bunkersrb-steptodown.com-1.mp4

Ndërkaq, aty janë publikuar edhe disa fotografi të tjera, që kanë simbolikë të ngjashme.

Në fotografi shihen disa persona duke mbajtur flamuj dhe simbole nacionaliste serbe, të cilat kanë ngarkesë të qartë politike dhe simbolike, veçanërisht në kontekstin e Kosovës.

Flamuri me mbishkrimin “Приштина” (Prishtina) në alfabetin cirilik serb paraqet një pretendim simbolik territorial, duke e paraqitur kryeqytetin e Kosovës si pjesë të narrativës shtetërore serbe.

Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë politik dhe jo fetar.

Flamuri tjetër me shqiponjën dykrenare serbe dhe elemente (forma e hartës së Kosovë) përdoret shpesh në kontekste mobilizuese ose provokuese ndaj shqiptarëve.

Prania e këtyre simboleve ka nxitur reagime në opinionin publik, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë ndëretnike dhe rëndësisë së ruajtjes së rendit publik gjatë festave fetare.

Policia e Kosovës ka qenë e pranishme në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për incidente apo përshkallëzim të situatës./TheGeoPost.

Tags: Graçanicë Shillovë Simbole nacionaliste

Continue Reading

Previous: Preleviq: Vuçiq ka frikë nga ngjashmëria me Maduron – regjim jodemokratik, krim e korrupsion
Next: Vuçiq sfidon Perëndimin, rreshtohet hapur me Maduron edhe pas arrestimit

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.