Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit

The Geopost September 23, 2026 3 min read
Share the news

Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe po zhvillon takime me përfaqësues ndërkombëtarë, në rrugët e Serbisë po shfaqen murale të reja në glorifikim të Ratko Mladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq ndodhet në Nju Jork për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe se gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, e përjavshmja serbe “Vreme” raporton për një valë të re muralesh dhe grafitesh kushtuar Mladiqit në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë.

Një prej tyre është shfaqur në qendër të Beogradit, pranë një stacioni policor. Në rrugën Majke Jevrosima, përballë ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë, është shfaqur një mural ku Mladiqi cilësohet “hero që do të jetojë përgjithmonë”, ndërsa në versionin fillestar të grafitit përmendej edhe Srebrenica.

Fjala “Srebrenicë” më pas është zëvendësuar me fjalën “dashuri”.

Mladiqi ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare, përfshirë për gjenocidin në Srebrenicë.

Drejtoresha e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, Sofija Todoroviq, ka deklaruar se muralet e reja nuk duhet të konsiderohen raste të izoluara.

Sipas saj, bëhet fjalë për një veprim të koordinuar dhe jo për iniciativa të rastësishme të individëve. Ajo ka thënë se qytetarët kanë raportuar murale të shumta të reja pas funeralit të Mladiqit.

Nisma thotë se ndër vite ka raportuar qindra raste të tilla tek autoritetet lokale, por se shumë prej tyre nuk janë hequr.

Glorifikimi i Mladiqit në hapësirat publike të Serbisë nuk është fenomen i ri.

Një prej muraleve më të njohura ishte shfaqur në Beograd në vitin 2021, menjëherë pasi dënimi i tij me burgim të përjetshëm u bë përfundimtar. Përpjekjet e aktivistëve për ta larguar apo mbuluar atë shkaktuan përplasje dhe ndërhyrje të policisë.

Vala e fundit e muraleve vjen vetëm disa javë pas funeralit të Mladiqit në Beograd.

“Vreme” raportoi se ai u varros me nderime ushtarake në varrezat e Topçiderit, ndërsa ceremonia fetare u drejtua nga patriarku serb Porfirije.

Sipas Arkivit të Tubimeve Publike, rreth 16 mijë persona morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës. Mes të pranishmëve ishin edhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë, ish-ministri Aleksandar Vulin dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb.

Kështu, ndërsa Vuçiq zhvillon aktivitet diplomatik në Nju Jork dhe takime me përfaqësues ndërkombëtarë, brenda Serbisë vazhdon debati për mënyrën se si vendi përballet me trashëgiminë e luftërave të viteve ’90 dhe me glorifikimin publik të një personi të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026
Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë? 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë?

The Geopost September 23, 2026
Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen 3 min read
  • Ballkan

Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen

The Geopost September 23, 2026
Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi

The Geopost September 23, 2026
Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Bajram Bajrami lirohet nga autoritet kroate, ishte ndaluar me urdhërarrest të Serbisë

The Geopost September 22, 2026
Trump falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Bordin e Paqes 3 min read
  • Ballkan

Trump falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Bordin e Paqes

The Geopost September 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.