Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Djathtistët serbë me simbole të Wagnerit, protestojnë kundër dialogut me Kosovën

The Geopost February 16, 2023 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti nuk do të lejojë dhunë dhe do të veprojë menjëherë, pasi protestuesit e krahut të djathtë tentuan të hynin në Presidencën serbe.

Pas protestës së djathtistëve pro-rusë në Beograd, Vuçiq mbajti një takim me shërbimet e sigurisë.

“Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët, me ndihmë nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues”, tha ai për televizionin Pink.

Vuçiq nuk dha më shumë detaje për këtë temë.

Djathtistët serbë u mblodhën në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit brohoritën mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë parandaluar djathtistët që të hynin në ndërtesën e Presidencës serbe.

Paraprakisht, protestuesit kishin larguar disa pjesë të rrethojave të vendosura pranë Presidencës dhe disa hodhën edhe vezë në drejtim të ndërtesës.

Ata u nisën drejt hyrjes kryesore të Presidencës, për siç thanë, dorëzuar kërkesat e tyre te Vuçiqi. Sipas tyre, kërkesa kryesore është ndërprerja e dialogut me Kosovën.

Disa pjesëmarrës në protestë, siç kanë raportuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë ngjarjen, kishin simbole të Wagner-it dhe shkronjën Z, që është bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezheviq, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Knezheviq iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.

Djathtisti serb me sy kah Vagneri në rast të një “konflikti në Kosovë”

“Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër migrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezheviq, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi.

Organizata që udhëheq Knezheviq ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it.

Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën./REL/

Continue Reading

Previous: Trajkoviq: Integrimi i serbëve të Kosovës po bëhet nga mafia, Radoiçiq me grupet e tij po e destabilizon veriun për përfitime personale
Next: A po përgatisnin Rusët në Kishinau një skenar si ai i Podgoricës në 2016?

Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut 4 min read
  • Ballkan

Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut

The Geopost June 14, 2026
Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II”

The Geopost June 14, 2026
A do të ketë Vuçiq fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij? 3 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë Vuçiq fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij?

The Geopost June 14, 2026
“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan

“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999

The Geopost June 13, 2026
Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin 5 min read
  • Ballkan

Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin

The Geopost June 13, 2026
Skandali në aeroportin e Malit të Zi – kriminelët dhe ish-policët serbë në të njëjtin mision 2 min read
  • Ballkan
  • News

Skandali në aeroportin e Malit të Zi – kriminelët dhe ish-policët serbë në të njëjtin mision

The Geopost June 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.