Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka arritur të sigurojë një intervistë me Aleksandar Liçanin, i cili pohon se ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i vrasjeve të civilëve në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, në atë që sot njihet si “Sarajeva Safari”.
Liçanin deklaron se ka parë nga afër veprimet e forcave serbe gjatë luftës, duke përmendur konkretisht emra si Sllavoj Aleksiq, Vojisllav Sheshel dhe Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, krimet e kryera në Sarajevë përfshinin vrasjen e civilëve të pafajshëm, mes tyre fëmijë, gra dhe të moshuar.
“E di se kanë sjellë njerëz edhe nga shtete të tjera që vepronin në të njëjtën mënyrë – pra vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, civilëve, grave dhe të moshuarve nëpër Sarajevë”, ka deklaruar Liçanin, duke shtuar se nuk e duron dot faktin që sot shpesh krijohet përshtypja se “të gjithë jemi njësoj”.
Gjatë intervistës, gazetari kroat e ka pyetur dëshmitarin edhe për akuzat se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka qenë vetëm i përfshirë në organizime, por se ka shtënë personalisht me snajper nga zona e varrezave hebraike në Sarajevë.
“Ashtu është. Ekzistojnë edhe disa fotografi ku ata shihen duke bartur në shpinë pushkë snajper. Rrëfimi se ishte ombrellë është trillim”, ka pohuar Liçanin.
Ai ka shtuar se ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i organizimit të ashtuquajturve “turistë snajperë”, të cilët, sipas tij, organizoheshin nga Vuçiqi dhe Shesheli dhe dërgoheshin në varrezat hebraike për të shtënë mbi qytetin.
“Njerëzit vinin nga vende të ndryshme për ta bërë këtë për para, sepse askush nuk është i çmendur të vijë dhe ta bëjë falas”, ka deklaruar ai.
Duke folur për mohimet e vazhdueshme të Aleksandar Vuçiqit lidhur me përfshirjen në këto krime, Liçanin është pyetur se pse, sipas tij, shumë njerëz hezitojnë të flasin publikisht për atë që ka ndodhur gjatë luftës.
“Njerëzit frikësohen për veten dhe për familjet e tyre. Por unë jam i përkushtuar të them të vërtetën dhe dua që e vërteta të mësohet nga të gjithë. Që t’i vihet pika atij Safarit të mallkuar të Sarajevës dhe të dihet se kush çfarë ka bërë dhe kush ka shtënë mbi civilët në Grbavicë”, ka deklaruar ai.
Në fund, dëshmitari ka shtuar se gjatë asaj kohe lokalet zbrazeshin që Aleksiq, Sheshel dhe Vuçiq të mund të qëndronin lirshëm, ndërsa snajperët vepronin pa pengesa.
View this post on Instagram

Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi
Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje
Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës
Vulin vazhdon narrativën kundër NATO-s dhe Perëndimit, thekson afërsinë me Rusinë
Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit